Elbasan, atmosfera në pritje të ndeshjes Shqipëri – Serbi (FOTO)

photo 1

Mbështetësit e kombëtares shqiptare të futbollit, janë në pritje të ndeshjes Shqipëri – Serbi që do të luhet sot në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Tifozë të shumtë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi i janë bashkuar festës në qytetin e Elbasanit edhe pse vetëm një pjesë e vogël kanë arritur të sigurojnë bileta.

Reshjet e shiut duket se nuk i kanë ndaluar grupet e tifozëve, sipas qytetarëve të Elbasanit, një atmosferë e tillë nuk është parë ndonjëherë për një ndeshje futbolli.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe kjo duket edhe nga festa e njerëzve në rrugë, por mund të them që ka patur edhe ndeshje të tjera por asnjëher nuk më është dukur kaq plot sa sot. Madje kudo sheh njerëzit e veshur me kombinimin kuq e zi”, tha një qytetare.

Që prej mbrëmjes së djeshme, e akoma më shumë sot, tifozët parakalojnë në Bulevardin kryesor “Aqif Pasha”, duke krijuar një atmosferë e cila pritet të shtohet në orët në vazhdim.

photo 1 (3)Përveç ngjyrave “kuq e zi”, në Elbasan nuk mungojnë as ngjyrat “blu” të Policisë së Shtetit. Forca të shumta policore patrullojnë si nga toka ashtu dhe nga ajri, për të ruajtur rendin dhe sigurinë tek tifozët.

Siç është lajmëruar edhe më herët, lokalet dhe dyqanet pranë stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të ndeshjes. Megjithatë, kjo nuk ka penguar që sheshi dhe rruga që të çon tek “Elbasan Arena”, të mbushen me tregtarë ambulantë të veshur në ngjyrat e flamurit.

Në çdo lokal të Elbasanit dhe jo vetëm, që prej disa ditësh, dëgjohen koret e tifozëve dhe këngët patriotike. Urojmë që gjithë kjo atmosferë të finalizohet sot pa incidente dhe me fitoren e kombëtares shqiptare. /m.g

Foto: Elsa Myftaraj, Elbasan

photo 1
Grupe të mëdha tifozësh në Bulevardin “Aqif Pasha”
photo 1 (1)
Dhjetra flamuj të varur në ballkonet e shtëpive elbasanase
photo 4
Grupe të mëdha tifozësh në Bulevardin “Aqif Pasha”
photo 4 (1)
Rruga për tek “Elbasan Arena”, e kthyer kuq e zi
photo 5
Tifozë dhe shitës të shumtë ambulant në bulevard
photo 4 (2)
Pankarta dhe flamuj qendrojnë në ballkonet e qytetarëve “Elbasani simbol i mikpritjes”
photo
Fëmijët e kopshtit Nr. 11 në Elbasan
photo 3 (2)
Qyteti është blinduar nga forca të shumta policore si nga toka dhe nga ajri
photo 3 (3)
Qyteti është blinduar nga forca të shumta policore si nga toka dhe nga ajri

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest