Ndryshime në Kodin e Punës: Punëmarrësi detyrohet të kryej deri në 200 orë shtesë, ndryshe largohet

srb-pogon-fabrike-Fiorano

Në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale është diskutuar sot për ndryshimet në Kodin e Punës. Një ndër këto ndryshime është e drejta që i jepet punëdhënësit, të detyrojë punëmarrësit për të punuar 200 orë shtesë në vit, në të kundërt ai mund ta heqë nga puna.

Kodi aktual i Punës parashikon negocimin midis palëve për orët shtesë, pra punëdhënësi dhe punëmarrësi mund të binin dakord. Ndërsa ndryshimi parashikon që orët shtesë do të vendosen në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësi dhe do të përcaktohen që në momentin kur nënshkruhet kontrata.

 Ky ndryshim është një shkelje e të drejtave të punonjësve. Ide që e kanë përkrahur edhe deputetët demokrat në Komisionin e Punës. Deputetja Albana Vokshi, tha se ky vendim “i urdhëron punonjësit duke shkelur të drejtat e punonjësit”.

Çfarë parashikojnë ndryshimet në Kodin e Punës?
“Punëdhënësi mund të urdhërojë, në mënyrë të njëanshme, kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit”, – thuhet në nenin 90 pika 1.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest