Kasë fiskale edhe për tregtarët e rrobave të përdorura

inermieret-te-gabi_1

Ditën e djeshme, në tregun e rrobave të përdorura pranë spitalit nr. 5, një grup pune nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, i konfiskoi mallin disa tregtarëve me pretekstin se ata nuk figurojnë të regjistruar si biznese pranë Zyrës Kombëtare të Regjistrimit. Në këtë treg, pjesa më e madhe e shitësve janë nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Kjo ka bërë që tregtarët të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës për të gjetur një zgjidhje. Ata kërkuan nga bashkia që të cilësohen si tregtarë ambulantë, pasi nuk mund të përballojnë shpenzimet nëqoftëse regjistrohen si biznese të mirëfillta dhe të pajisen me kasë fiskale.

Tregtarët thonë se kanë rreth 20 vite që vijojnë aktivitetin e tyre pa paguar taksa për bashkinë, por vetëm qera tek pronari i tokës ku ndodhet tregu. Ata shprehen se kanë shkuar në QKR për t’u regjistruar dhe nga ata i kanë përcjellë për tek bashkia. Ndërkohë bashkia ka kërkuar të kundërtën.

Por përveç bashkisë, grupi i aktivistëve Rom dhe Egjiptian, i ka drejtuar tregtarët për tek Avokati i Popullit. Ky i fundit ngriti një grup pune për të dëgjuar ankesat e tyre.

Tregtarët janë shprehur se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të lirohet tregu, sepse tregu është i vetmi burim të ardhurash.

194006_1
Tregtarët e rrobave të përdorura përpara Bashkisë
12063657_1755672031326783_3272801213699435771_n
Aktivistët Rom dhe Egjiptian si dhe tregtarët e rrobave të përdorura me Avokatin e Popullit, Igli Totozani
12096411_1755672027993450_4317688226102686444_n
Tregtarët e rrobave të përdorura përpara Bashkisë
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest