H&M prodhon reklamën e parë me modele të veshur me ferexhe

2CD2482400000578-3250863-Mariah_s_appearance_in_the_video_is_accompanied_with_a_voiceover-a-29_1443365878620

Mariah Idrissi është myslimanja e parë që ka xhiruar një reklamë të kompanisë H&M e veshur me ferexhe.

Idrissi është një londineze 23 vjeçare me origjinë nga Pakistani dhe Maroku, e cila kishte filluar të mbante shami që në moshën 17 vjeçare.
“Gjithmonë e ndiejmë që gratë që mbajnë ferexhe janë të injoruara kur vjen puna te moda… kështu që është e mrekullueshme që një markë rrobash kaq e madhe e ka pranuar që ne e veshim shaminë”, ka thënë ajo.

Duke folur për ditët kur po xhironte reklamën ajo tha: “Stafi i H&M që realizoi reklamën përbëhej shumica nga gra, dhe burrat që punonin aty ishin lajmëruar që mos të më preknin. Ata ishin shumë të respektueshëm”.

Modelja me ferexhe, ka thënë se marka ndërkombëtare e modës, i kishte siguruar kushte shumë të përshtatshme duke i dhënë një hapësirë shumë private veshjeje.

“Nëse kameramani shikonte diçka që nuk dukej në rregull, ata thërrisnin një grua që të më rregullonte. Ishte e mrekullueshme”.
Shfaqja e Marias në klip shoqërohet me një zë që thotë”Look chic”. Klipi po ashtu shfaq si modelë një burrë në moshë të thyer, një modele mbipeshë dhe një boksier me një këmbë protezë”.

Motoja e kësaj reklame është “Në modë ka vetëm një rregull. Riciklo rrobat”./A.A.

/www.dailymail.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest