“Gay Albania”, dokumentari grek për komunitetin LGBT në Shqipëri

vice

Një tjetër dokumentar vjen për komunitetin LGBT në Shqipëri. Këtë herë është Vice Greece, që ka udhëtuar në Tiranë për të takuar aktivistë dhe pjestarë të komunitetit. VICE ka xhiruar imazhe të rralla nga jeta e njerëzve të cilët janë përballur me urrejtjen, për shkak të orientimit të tyre seksual në një vend që konsiderohet si një nga më homofobikët në Evropë.

gay-albania-video-part1-body-image-1443023493-size_1000Deri në mesin e viteve 90- të në Shqipëri, po të ishe gej futeshe në burg. Kjo nuk është më e vërtetë, por shumë persona gej përballen sot me urrejtjen dhe ndonjëherë edhe me dhunën, madje edhe në shtëpitë e tyre.

Në kushte shumë të vështira, në pesë vitet e fundit është krijuar një lëvizje dinamike LGBTQ, e cila ka arritur të mbledhë dhe të shënojë disa fitore të rëndësishme për vendin, kundër diskriminimit. Krijimi i “Strehës”, një shtëpi në një vend të fshehtë në Tiranë, ofron strehim për të rinjtë gej që kanë pësuar sulme të dhunshme edhe nga prindërit e tyre dhe është një nga hapat më të rëndësishëm që kanë pasur sukses.

 

xheniNë pjesën e parë të dokumentarit të Vice “Gay Albania”, takojmë disa protagonistë të kësaj lëvizje të cilët luftojnë për të drejtat e gejve në Shqipëri dhe morëm të drejtën ekskluzive për të hyrë dhe xhiruar në “Strehë”. “Streha” ndihmon personat gej, të cilët janë përjashtuar nga ambienti i tyre familjar ose janë përballur me dhunë në të kaluarën, që të mund të ecin me këmbët e tyre.

http://www.vice.com/gr/video/gay-albania-video-part1

 

kristi erjoniNë pjesën e dytë të dokumentarit të VICE, “Gay Albania”, ne hymë në shtëpinë e  Kristit, një aktivist gej i cili ka jetuar me nënën e tij dhe partnerin e tij në të njëjtën shtëpi dhe shohim se sa e paprecedente është kjo në sytë e shoqërisë konservatore Shqiptare . Megjithatë, ne i hodhëm një vështrim jetës së natës së gejve në Shqipëri që paraprakisht po fillon të lulëzojë në Tiranë, dhe takohemi me Anxhelën, një transgjinore që jeton në rrugë.  Ajo na udhërrëfen historinë e trazuar të jetës së komunitetit LGBT,  të këtij qytetit.

http://www.vice.com/gr/video/gay-albania-video-part2

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest