Finlandë, 50 protestues sulmojnë autobusin me refugjatë

387

Të paktën 50 protestues sulmuan një autobus që po transportonte azilkërkues në qytetin e Lahtit në Finlandë.

Sipas medias finlandeze disa prej protestuesve mbanin pishtarë, të tjerë qëllonin autobuzët me gurë apo fishekzjarre. Telelevizioni privat YLE publikoi foton e një prej protestuesve me veshjen që identifikonte anëtarët e Ku Klux Klanit.

Përmes një deklarate, kryeministri finlandez Juha Sipila dënoi sulmin ndaj emigranteve. “Dhuna dhe kërcënimet janë të pajustifikueshme – shkruhej ne deklaratë”. Më shumë se 11mijë azilkërkues kanë mbërritur në Finlandë gjatë këtij viti, krahasuar me 3651 vitin e kaluar. Megjithëse kryeministri thotë se Finlanda, që ka 5.5 milionë banorë po i mirëpret emigrantet, disa deputetë të “Partisë së Finlandezëve”, e drejtuar nga Timo Soini në postin e Ministrit të Jashtëm dhe të Zv/Kryeministrit partnerë në koalicionin qeverisës, e cilësuan valën e emigracionit “një makth të shumëkulturalizmit”.

Sipas planit të kuotave, Finlanda duhet të pranojë 1286 azilkërkues nga 66 mijë që ndodhen aktualisht në Itali dhe Greqi. Zëvëndës Presidenti i Komisionit Europian Frans Timermans paralajmeroi për rritjen e ektremizmit të djathtë, nëse Europa nuk ia del për ti bërë krizës së emigrantëve.

Organizata e Emigracionit flet për një fluks të përditshëm prej 8000 emigrantësh, që parashikohet të vazhdojë sipas saj edhe gjatë dimrit, nëse do të jetëiI butë dhe kufijtë do të mbeten të hapur”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest