“Bota” triumfon në Festivalin Ballkanik të Filmit; Foto nga ceremonia e ndarjes së çmimeve

IMG_0447

Java e filmit në Pogradec u finalizua mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët. Fituesi i madh i festivalit ishte filmi shqiptar “Bota” me regji të Thomas Logorecit dhe Iris Elezit.IMG_0436

Këtë vit juria e “Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë”, përbëhej nga emra të mëdhenj të filmit dhe kinematografisë nga gjithë Europa si Simone Salvemini nga Italia, Jana Tomsova dhe Aleksander Manic nga Republika Çeke, Marco Lledo nga Spanja, Eva Hausberger nga Austria dhe Camille Jouhair nga Franca.

Ceremonia e moderuar nga aktorja Ema Andrea dhe regjizori Eno Milkani, u mbajt pranë kinema “Pogradecit” ku prodhimet kinematografike janë shfaqur gjatë gjithë javës. Emra të njohur të artit shqiptar si Tinka Kurti, Gulielm Radoja, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Fatos Baxhaku etj, u ngjitën në skenë për të ndarë çmimet.

IMG_0419I pranishëm në ndarjen e çmimeve, ishte edhe kryetari i ri i Bashkisë së Pogradecit, zoti Eduard Kapri. Ai premtoi më shumë mbështetje për B3F-në në vitet e ardhshme, në mënyrë që ky festival i kthyer tashmë në traditë për qytetin, të ketë vazhdimësi.

 

Risi në këtë edicion të B3F ishte “Balkan Mish Mash Film Production”, një workshop që mblodhi së bashku 12 kinemadashës, profesionistë dhe amatorë nga gjithë Ballkani, për të prodhuar 6 filma të shkurtër gjatë ditëve të festivalit. Filmat u shfaqën përpara fillimit të ceremonisë dhe më pas juria akordoi një çmim për produksionin më të mirë i cili iu dha studentit nga Turqia, Mehmet Selcuk, me punimin “Litari i këputur”. /M.G/ /L.K/

Lista e çmimeve në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë:

 

Filmi eksperimental – “Feeling Lucky”, regjia: Evangelos Vrochidis (Greqi)

Animacioni më i mirë – “Butler’s Choice”, regjia: Padelis Paradisis (Greqi)

Dokumentari më i mirë – “Paolo’s Dream”, regjia: Kirineos Papadimatos/Gianis Avramopoulos (Greqi)

Filmi i shkurtër më i mirë – “Kali”, regjia: Alban Ukaj/Ylli Çitaku  (Kosovë)

Çmimi i mirënjohjes – Karafil Shenaj

Filmi më i mirë i  gjatë – Bota, regjia: Iris Elezi, Thomas Logoreci (Shqipëri)

 

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest