Tiranë/ Sot nis ‘java pa makina’, 3 aktivitete për promovimin e biçikletës

12039444_1022798077744863_7594125966312680061_n

Ka nisur sot “Java e Lëvizshmërisë 2015” në Tiranë. Një iniciativë për sensibilizimin e qytetarëve në përdorimin e biçikletës, si mundësi transporti ekologjike dhe e shëndetshme.

Dita e parë u shoqërua nga tre aktivitete në mbështetje të pedaluesve të përditshëm të qytetit.

“Pedalo për Punë”, 30 vende parkimi pranë Bashkisë Tiranë

This slideshow requires JavaScript.

Skuadra EcoVolis vendosi 30 vende parkimi pranë Bashkisë Tiranë, që do të shërbejnë për administratën e cila siç tha Kryetari Veliaj do të përdorë biçikletat çdo ditë.

“Një lule dyrrotak për Tiranën” Monumenti i parë natyror i çikistëve në Shqipëri 

This slideshow requires JavaScript.

Aktivistët e EcoVolis pedaluan të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë drejt simbolit më të ri të kryeqytetit. Një lule dyrrotak për Tiranën, e kanë quajtur siluetën  e biçikletës të formuar nga fidanë e mbjellë në lulishten e lumit pranë Hotel Dajtit. Ky kompozim është shenjë falenderimi për të gjithë fanatikët e biçikletës, që pedalojnë prej vitesh duke u dhënë frymëzim dhe motivim të rinjve.

 Faleminderit që pedaloni!

This slideshow requires JavaScript.

Aktivistët e lëvizjes ambjentaliste EcoVolis u kanë dhuruar lule fanatikëve të biçikletës në shenjë falenderimi për kontributin e tyre për një Tiranë me ajër të pastër, më pak të ndotur e më të gjelbër.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest