Gratë iraniane gjobiten me 260 $ për hijabin e vendosur keq

957847-iran_hijab_jeans_women-1442403297-283-640x480

TEHERAN: Një gjykatë Teherani ka gjobitur dy gra me $ 260 për shkelje të kodit të veshjes islamike, duke mos veshur si duhet shamitë e tyre të detyrueshme (shami të kokës) në rrugë, citohet të ketë thënë të mërkurën një zyrtar gjyqësor.

“Kohëve të fundit janë paraqitur disa raste në gjykatë për hijabe të vënë keq dhe, në dy prej tyre, të akuzuarat u dënuan të paguajnë 9 milion rialë ($ 260/232 euro) në kesh,” citon e përditshmja reformiste Arman.

Në publik, të gjitha gratë në Iran, madje edhe të huajat, janë të detyruara të veshin shall, që mbulon flokët dhe qafën.

Por, që nga mesi i viteve 1990, ka pasur një relaksim gradual në kodin e veshjes përkundër fushatave të vazhdueshme nga ana e policisë për ta zbatuar atë.

Në disa lagje të pasura në veri të Teheranit, një qytet me 12 milionë banorë, nuk është e pazakontë të shohësh shajet e grave nëpër supet e tyre.

Shumë gra të reja veshin rroba të ngushta dhe të shkurtëra.

Nuk janë dhënë detaje mbi atë se ku kishin gabuar gratë për të marrë gjobën, që është e barabartë me pagën minimale mujore.

Që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, Presidenti Hassan Rouhani ka mbikëqyrur disa reforma politike dhe shoqërore, por themeli politik i Iranit mbetet thellësisht konservator.

Gjatë këtij muaj, një zyrtar i policisë tha se grave shofere mund tu konfiskohen makinat nëse ato kapen me shaminë e vënë keq ose me flokët e tyre të zbuluara.

Përveç luftës për të bërë gratë dhe burrat, të respektojnë vlerat islame në publik, policia gjithashtu ndërhyn në jetën private të njerëzve.

Në gjashtë muajt e fundit, drejtuesit e 73 ndërtesave banimi janë “thirrur”, si pjesë e luftës kundër “festave të natës,” të përziera(burra dhe gra) citon Arman të njëjtin zyrtar.

“Numri i festave të natës ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar,” tha ai.

Festat që përfshijnë burra dhe gra të pamartuara janë të ndaluara me ligj./A.A.

/tribune.com.pk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest