Protestueset gjysmë të zhveshura, ndërpresin Konferencën myslimane për gratë

12002287_10153619642019176_3149090303205079759_n

Dy aktiviste feministe kanë protestuar topless në një konferencë për rolin e grave myslimane të mbajtur në Paris. Ato ndërprenë fjalën e dy fondamentalistëve mysliman kur ishin duke diskutuar nëse gratë duhet të rrihen apo jo.

Aktivistet e moshave 25 dhe 31 shqyen rrobat e tyre dhe u ngjitën në podium. Ato mbanin të shkruar në trup parrulla si “Mizogjinija është e paligjshme.” “ Askush nuk mund të më robëroj mua, askush nuk mund të më zotëroj mua, unë vet jam profete!”.

Menjëherë pasi ato u ngjitën në skenë, rreth 15 meshkuj i rrethuan duke i hequr me dhunë nga skena. Në video duket se disa persona gjuajnë dhe shkelmojnë njërën nga protestueset.

Identitetet e protestueseve nuk janë ende të qarta, por mendohet se janë pjesë e lëvizjes Femen, një grup feministesh që filloi në Ukrainë në vitin 2008. Ky grup aktivistesh janë të njohur për përdorimin e lakuriqësisë në protestat e tyre kundër qeverisë apo oranizatave kundërshtare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest