VIDEO/ Refugjatëve në Hungari u hidhet ushqimi si të ishin kafshë!

Untitled

Vullnetari austriak që ka realizuar videon në kampin “Roszke” të Hungarisë thotë se refugjatët po trajtohen si në një Guantanamo të Europës.

Kjo video shqetësuese tregon si po trajtohen emigrantët në kampin më të madh hungarez të refugjatëve që ndodhet në kufi me Serbinë. Autori i videos, një vullnetar austriak thotë se këto familje po ushqehen si të ishin kafshë.

Në video duken rreth 150 persona të mbyllur në gardhe hekuri duke luftuar për të kapur ushqimin që u hidhet nga policët hungareze të veshur me helmeta dhe maska higjene.

Gra dhe fëmijë duken mes grumbullit të njerëzve të uritur që shtyjnë njëri tjetrin dhe thërrasin dëshpërimisht policët për tu hedhur ushqim.

Policia hungareze deklaroi se ka nisur një investigim mbi videon.

/l.k/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest