Gazetarja hungareze që dhunoi refugjatët kërkon falje nëpërmjet një letre të hapur

Untitled

Fotoreporterja hungareze Petra Lazlo, e cila pengoi qëllimisht emigrantin dhe ai ra bashke me femijen e tij ne krah, gjest për të cilin edhe humbi vendin e punës, ka shkruar një letër të hapur duke kërkuar falje publike për atë që ka bërë.

Siç shkruan ‘Reuters’, në një letër të hapur të publikuar në gazetën hungareze “Magyar Nemzet”, ajo thotë se i vjen keq për çdo gjë.

“Sinqerisht jam penduar për çfarë ka ndodhur. Njerëzit vraponin drejt meje. Mendova se do të më sulmonin. Kam qenë disi e frikësuar. Është e vështirë të merrni vendimin e duhur kur jeni në panik”, ka shkruar fotoreporterja hungareze.

Teksa tregon tronditjen që ka marrë nga reagimet pas incidentit, thote se nuk është as raciste e as “pa shpirt”, siç e kanë quajtur

“Unë nuk e meritoj një gjueti shtrigash që filloi kundër meje. Unë jam vetëm një nënë e papunë me fëmijë të vegjël, e cila në një situatë paniku mori vendimin e gabuar. Më vjen me të vërtetë keq”, ka shkruar më tej Lazlo.

Në disa video të publikuara gazetarja ishte shfaqur duke “shqelmuar” refugjatët që iknin në një fushë afër kampit Roeszke në Hungari.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest