Komuniteti LGBT në Kosovë pret nga Haradinaj falje publike

largea_unnamed1441729310

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Qendra për Emancipim Shoqëror dhe Qendra për Liri dhe Barazi kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në Komisionin e Punëve të Jashtme, i cili e ka quajtur kryetarin e Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehën “peder”.

“Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, Qendra për Emancipim Shoqëror – QESh dhe Qendra për Liri dhe Barazi – CEL dënojnë ashpër gjuhën degraduese, fyese dhe diskriminuese të përdorur nga anëtari I Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosoves z. Ramush Haradinaj, gjatë takimit të Komisionit të mbajtur me datën 08.09.2015”, thuhet në reagimin e këtyre qendrave.

Komuniteti LGBT shpreh shqetësimin e tij në nivelin e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, nga ana e zyrtarëve qeveritarë të Kosovës. Bëjmë apel tek zyrtarët qeveritarë të jenë të përgjegjshëm, korrektë dhe profesionalë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në bazë të dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.
Komuniteti LGBT ka kërkuar nga Haradinaj që të kërkojë falje publike për gjuhën e përdorur, pasi komuniteti LGBT ndjehet i ofenduar dhe i diskriminuar për shkak të qasjes së tillë nga një person zyrtar, i cili është në shërbim të shoqërisë kosovare dhe është i obliguar të respektojë të drejtat e çdo qytetari pa marrë parasysh orientimin seksual ose identitetin gjinor./A.A.

/botasot.info

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • http://fromalbaniawithlove.blogspot.com/ Jon B.

    Une shpresoj se ai do te kerkoje falje. Udheheqesit duhet te jene te vendijshem per fjalet e tyre dhe konsiderojne pushtetin qe ata mbajne. Urime per CEL, CESh, dhe CSGD per reagimin e tyre.