Haradinaj kërkon falje për fjalën “Peder”

HARADINAJ

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e quajti kryetarin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës, “peder”, ka kërkuar falje për përdorimin e kësaj fjale, njoftojnë mediat në Kosovë. Madje ai ka përdorur edhe termin LGBT.

“Cilësimi që i kam bërë sot Murat Mehës në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, s’ka të bëjë me fjalor diskriminues ndaj asnjë kategorie njerëzore, e as ndaj komunitetit LGBT. Ajo që kam thënë ka të bëjë vetëm me karakterin e kryetarit të Komisionit për Demarkacion, por nëse dikush është ndier i fyer me këtë fjalë, u kërkoj falje publike”, shkruan Haradinaj, sipas gazetes Express.

Tutje, ai tha se dyshja politike Mustafa-Thaçi me veprimet e tyre po e rrezikojnë shtetin dhe tokën e Kosovës.

“Ata kanë angazhuar kriminelë ordinerë institucionalë në zbatimin e politikave të tyre që s’kanë si të jenë në interes të qytetarit, dhe përballë provokimeve të tyre, ndonjëherë është e pamundur që të ruhet qetësia”, theksoi ai.

Më herët tre organizatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, QESh, CEL dhe CSGD kishin reaguar duke kërkuar nga Haradinaj që të kërkonte falje. 

/k.p./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest