INDI: Gratë e divorcuara, duhet të ngelen beqare nëse duan të përfitojnë ndihmë financiare

_85112436_gettyimages-479315022

Kohët e fundit, një gjykatë në jug të Indisë, vendosi se një grua e divorcuar për tradhëti bashkëshortore, nuk mund të pretendojë për ndihmë financiare nga ish-bashkëshorti pas ndarjes. Ndonëse nga ana ligjore ky vendim mund të jet i ligjshëm për në Indi, por gjuha e gjykimit është mjaft shqetësuese për aktivistet për të drejtat e grave atje.

Partia qeverisëse, ka vendosur që një femër e divorcuar të pretendojë për support financiar, duhet të “disiplinohet”, që do të thotë duhet të mbetet beqare. Ligji Indian mohon ndihmën financiare ndaj grave, vetëm kur një çift divorcohet për tradhëti bashkëshortore nga ana e gruas. Kjo quhet “të jetosh në tradhëti bashkëshortore”.

Gjykata e lartë ka vendosur për një rast të tillë që nëse gruaja do të kërkojë ndihmë financiare, ajo duhet të vazhdojë t’i shmanget seksit edhe pas divorcit. Në rast se ajo kryen ndonjë shkelje të detyrimit në fjalë, do të humbasë të drejtën për mirëmbajtje.

Ndërkohë organizatat për të drejtat e grave kanë reaguar duke thënë se “këto janë padyshim pikëpamje patriarkale dhe seksiste”./m.g

Burimi: BBC 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest