Zëdhënësi i Ministrisë së Edukimit në Egjipt mohon dekretin se vajzat nuk do të veshin hijab-in

childhijab

Ministri i Edukimit në Egjipt ka deklaruar se Islami nuk i detyron vajzat që të veshin hijab-in deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore. Megjithatë, Ministri nuk e specifikoi se kur do të vihej në fuqi ky dekret dhe nëse do të velnte për të gjitha klasat apo nëse do të aplikohej edhe nëpër shkollat private.

Zëdhënësi i Ministrisë së Edukimit në Egjipt, ka mohuar që qeveria të ketë implementuar një dekret mbi veshjen e hijab në shkolla nga fëmijët që nuk kanë arritur pubertetin, reportoi media shtetërore Al-Ahram.

Të dielën në darkë, zëdhënësi i Ministrisë së Edukimit në Egjipt tha për Ahram se asnjë dekret i tillë nuk është implementuar, pavarësisht komenteve të Ministrit. Zëdhënësi tha se komentet e ministrit ishin thjesht opinioni i tij dhe se njerëzit janë të lirë ta veshin hijab-in nëse duan./A.A.

/egyptianstreets.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest