FOTO/ Shqipëria si destinacion turistik parë me sytë e një turisti

sr31

Nga Ervin Shehaj

Jemi në kulmin e sezonit turistik por situata mjedisore në vend mbetet akoma problematike. Shqipëria ofron bukuri të rralla, me një natyrë të egër dhe me plazhe të virgjëra, kjo ka bërë që të renditemi për këtë vit si një nga top destinacionet e botës për tu vizituar.

Por përtej bukurive, ne ofrojmë edhe anën tjetër të medaljes, një menefregizëm të paparë ndaj kësaj pasurie të rrallë që na ka falur natyra, e cila shoqërohet edhe me një keqpërdorim e deri në shkatërrimin e saj. Një turizëm i qëndrueshëm zhvillohet duke u kujdesur për potencialin që ofrojmë dhe mjedisi është elementi kryesor i tij. Investimet në fushën e mjedisit thuajse janë të papërfillshme, infrastruktuara në pjesën më të madhe të vendit mungon dhe ajo që ekziston është e degraduar.

Përvec indiferencës së institucioneve ligj­bërëse dhe ligj­zbatuese të pushtetit qëndor dhe vendor, shtohet edhe papërgjegjshmëria e popullatës së gjërë në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Pavarsisht fushatave sensibilizuese dhe aksioneve kombëtare për mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit të ndërrmarra nga shoqëria civile gjatë viteve të fundit, indiferenca e institucioneve përkatëse për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë kësaj emegjence mjedisore në të cilën ndodhemi, ka bërë që impakti dhe sensibilizimi i popullatës të venitet.

Edhe sa do të vazhdojmë të mbetemi në emergjencë mjedisore, edhe sa kohë do të duhet që autoritetet përkatëse ti kushtojnë vëmendjen e duhur mjedisit?!

Pamjet më poshtë janë pjesë e ditarit të një turisti që viziton për herë të parë Shqipërinë, nga pika kufitare e Qafë Botës deri në Sarandë. Këto kujtime do të jenë në faqen e parë të këtij ditari kujtimesh të udhëtimit në vendin e Shqiponjave. Turisti në fjalë vjen nga një shtet ku turizmit dhe mjedisit i jepet prioritet maksimal, ka ndjerë shijen e keqe të turizmit që ofron Shqipëria që në hyrje të saj. Si një aktivist mjedisor në vendin e tij dhe njohës i lëvizjes Botërore “Let’s Do It World” dhe lëvizjes Ta Pastrojmë Shqipërinë, nuk nguroi të ndante me ne këto imazhe dhe keqardhjen për situatën të cilën përjetoi.

Na takon ne të gjithëve sëbashku pa përjashtim të bëjmë maksimumin që kjo situatë të ndryshojë dhe episode të tilla të mos përsëriten më. Të reagojmë sa nuk është vonë.

 

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest