Rrugëtimi i familjeve rome në zonën e Selitës

1 (1)
Aktivistët rom dhe egjiptian njoftojnë se sot, banorët e zonë së Selitës të prekur nga prishjet e banesave, kanë dorëzuar në Bashki dokumentacionin për t’u trajtuar sipas VKM 608 / 2012.

Përfaqësuesit e këtyre familjeve ngrenë pretendimin se disponojnë dokumentacion, i cili vërteton se banesat e tyre janë ndërtime ekzistuese, para gushtit të vitit 1991 dhe sipas kësaj VKM-je, kompetencën për kalimin e pronësisë së banesës dhe trojeve funksionale tek këto familje, ligji ja njeh organeve të qeverisjes vendore, ku ndodhet objekti përkatës, konkretisht Bashkisë së Tiranës.

Nga data 23  korrik 2015 e në vazhdim, aktivistët  janë duke shoqëruar  banorët nepër institucionet përkatëse ALUIZNI , Bashkia Tiranë, Avokati i Populliit, IKMT, Enti Kombëtar i Banesave,  për të marrë dokumentacionet e nevojshme për familjarët.

2 (1)Fillimisht prezantimi i kësaj situate është bërë  publik  nga aktivistët në rrjetet sociale, mediat vizive dhe elektronike. Në njoftim thuhet se për familjarët është shumë e nevojshme mbështetja morale në këto ditë të vështira, pasi shumë prej tyre janë ende në shok dhe nuk e dinë se ku do të strehohen.

“Gjithashtu  duam t’ju njoftojmë se disa prej familjeve vazhdojnë  të  jenë në gjendje  shoku , të papërgatitur për zhvendosjen, autoritetet shtetërore për më tepër nuk kane  marrë asnjë masë për të lehtësuar këtë situatë, nuk ka personel mjekësor, nuk ka punonjës social, psikolog etj,  Disa nga familjet nuk ka marrë  ende  qiranë e  subvencionuar  nga shteti , pra familjet janë te kërcënuar se do të përfundojnë në rrugë”, thuhet në njoftimin për gazetarët.

Më poshtë gjendet “rrugëtimi” i historisë së familjeve rome në Selitë sipas aktivistëve romë dhe egjiptian:

. 23 korrik 2015    Aktivistet u informuam nga banoret  e  Selitës se IKMT  filloi procesin e shembjes se  banesave  te  familjeve rome /  jo rome. Familjet nuk kishin  marrë asnjë njoftim zyrtar / me shkrim në lidhje me shembjen e banesave.
·         23 korrik 2015    Kontakuam me Avokatin e Popullit per situaten dhe perfaqesues nga institicioni I AP  vizituam nga afer banoret, me pas  u organizua nje takim mes aktivisteve, familjareve dhe  Avokatit te Popullit duke I kerkuar mbeshtjetje per veprimet anti ligjore nga IKMT. Avokati I Popullit kerkoi nga familjet te cilet pretendojne se banesat e tyre jane ndertuar para 1 gusht 1991, dokumenta qe vertetojne kete gje, ne menyre qe te perfitojne per te kryer procesin e shpronesimit.
·           23 korrik 2015    Aktivistet informuan zyren e Delegacioni Europian ne Tirane  dhe Keshillin e  Europes per situaten e ndodhur ne Selite, gjithashtu u informuan edhe OJF-te rome dhe jo rome.
·          24 korrik 2015    Perfaqesues te Avokatit te Popullit bene  nje deklaret  per shtyp ne komunitet ku shprehej se  institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim mbi zbatimin e procedurave ligjore për prishjen e banesave, që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, në Selitë, pas ankesave të disa familjeve rome.
·          27 korrik 2015    aktivistet se bashku me familjet organizuan nje takim me Shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marco Leidekker.  Familjaret shprehen shqetesimin e tyre duke e vene ne dijeni per shembjen e banesave nga IMKT pa nje vendim. 
·          28 korrik 2015   Avokati i Popullit ben rekomandime per 9 familjet rome drejtuar  Kryeinspektores së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit  Zj. Dallëndyshe Bici, Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t  z. Artan LAME,  Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
·          30 korrik 2015    u zhvillua një seancë degjimore nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me ankesën e bërë nga Shërbimi Ligjor Falas TLAS në emër të përfaqësuesve të komunitetit Rom dhe Egjiptian që jetojnë në zonën e Selitës. Ankesa përmban adresimin e disa aspekteve themelore që lidhen me mënyrën si janë trajtuar familjet që preken nga ndërtimi i projektit, të cilat në thelb janë diskriminuese për banorët. Trajtimi i këtyrë familjeve me pagesë qiraje për dy vjet sipas parashikimeve të bëra në VKM nr. 230 datë 13.03.2015, nuk është në përputhje me standartet ndërkombëtare e po ashtu interferon në detyrimin e shtetit për Respektimin e Lirive e të Drejtave Themelore të Njeriut.
·           03 gusht  2015    familjaret te mbeshtetur nga aktivistet kane depozituar   kerkese drejtuar IKMT   Znj. Dallendyshe Bici, Kryeinspektore e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit per pezullimin e     prishjes së objekteve në zonën e Selitës, që po trajtohen nga Bashkia Tiranë, sipas përcaktimeve të VKM nr.508, datë 05.09.2012 dhe kerkese drejtuar kryetarit te Bashkise për transferim pronësie në bazë të përcaktimeve të VKM nr. 608, datë 05.09.2012.
·         05 gusht 2015   banoret dorezuan dokumentacionin ne Bashki per t’u trajtuar sipas VKM 608 / 2012.
3 (1)
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest