Raporti amerikan: Viktimave të dhunës në familje duhet t’i sigurohet ndihmë ligjore falas

o-VIOLENCE-AGAINST-WOMEN-facebook

Një raport i lëshuar nga “Instituti për Politika të Integruara” i publikuar në “The Huffington Post”  propozon një mënyrë të thjeshtë për të reduktuar dhunën në familje. Ky raport vë në dukje se në SHBA, 1 në 4 femra  është viktimë e dhunës së ashpër fizike e kjo gjë, përveç pasojave që sjell nga ana sociale e morale, ka edhe pasoja ekonomike, duke i kushtuar SHBA 905 milion $.

Raporti propozon që në momentin që gjendemi përballë viktimave të dhunës, gjëja e parë dhe më e mirë që mund të bëjmë është t’u sigurojmë atyre një avokat falas e subvencione në aspekte të tjera ligjore.  “Mbështetja e të mbijetuarve nga dhuna në familje nuk ka vetëm arsye morale, por edhe ekonomike“, tha Denise Grab, avokat i lartë në Institutin për  Politika të Integruara dhe bashkë-autor i raportit.

“Avokatët janë të shtrenjtë, dhe gratë që kanë nevojë për to shpesh nuk mund t’i përballojnë shpenzimet. Pa një  këshilltar ligjor, ajo mund ta ketë të  vështirë për të marrë urdhrin e mbrojtjes. E si rrjedhim, ato nuk mund ti lënë partnerët e tyre abuzive e  ngelin kështu të mbërthyera në një marrëdhënie të dhunshme. Kjo gjë ka edhe pasojatë tjera, të tilla si  tendenca për të të humbur  punën për shkak të lëndimeve nga dhuna e të tjera pasoja të rënda” – citon raporti  nga Instituti për Politika të Integruara”.

“Kur ne investojmë në arsim apo infrastrukturë, askush nuk  sheh ndonjë  problem, sepse përfitimet e marra justifikojnë koston. Kështu duhet  të jetë rasti kur ne investojmë në shërbime për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës në familje”, shtoi ai.

83% e viktimave të përfaqësuara nga një avokat kanë  marrë me sukses një urdhër mbrojtjeje, ndërsa vetëm 32% e viktimave pa një avokat ishin në gjendje për të marrë një të tillë.

Përveç kësaj, për të ndihmuar viktimat e dhunës, një avokat falas e subvencionet  mund të japin ndihmë  të madhe edhe në çështje të tjera ligjore,  që mund të pengojnë gratë të largohen nga marrëdhëniet abuzive, të tilla si  kujdestaria e fëmijëve, strehimi apo edhe statusi i imigracionit. /ATA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest