FOTO/ Studentët vazhdojnë protestën, në parlament diskutohet projektligji për Arsimin e Lartë

image (4)

Në parlament vazhdon diskutimi për Projektligjin mbi Arsimin e Lartë. Deputetët janë mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme të “shfaqjes” së tyre të përjavshme, ku nën ajrin e kondicionuar disa dëgjojnë ulur në karriget e lëkurës, të tjerë vazhdojnë replikat dhe akuzat personale.

11745393_868858266526796_2372009840938677992_n

Nga ana tjetër ata që do të preken në mënyrë direkte nga ky ligj, studentët e pedagogët protestojnë në këmbë ose mbi bordurat e gurta kundër asaj që e quajnë, sanksionimi me ligj i vdekjes së arsimit publik.

Untitled-85

Në parlament njerëz që akuzojnë njëri-tjetrin se kanë dhënë bursa për raki rrushi apo nuk kanë gjuhë të denjë për parlament, pasi kanë marrë diplomën tek Universiteti Kristal, po diskutojnë për fatin dhe të ardhmen e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërkohë jashtë dyerve të tij, aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin” e quajtën ditën e sotme fillimin e fundit të rezistencës qytetare e universitare për arsim të mirëfilltë publik.

“Me arrogancën e të hedhurit të lumit të zgjedhjeve, Kryeministri i ka fyer paturpësisht universitarët duke i konsideruar turpin e sëmurë të jetës universitare…
Fatkeqësisht, por jo çuditërisht, bashkëpunëtore e hedhtur e kësaj reforme ka qenë dhe opozita, e përbërë nga ish-qeveritarë që deri dje tentonin të njëjtën reform e sot janë pjesë e të njëjtit establishment politik të korruptuar nga interesat e matrapazëve”, u tha në komunikatën e lëvizjes “Për Universitetin”.

/L.K.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest