Kundër reformës! Kundër arrogancës! – Nesër protesta e fundit e studentëve

11012706_870484302989555_6323741737386545411_n

Ndonëse periudha universitare ka mbaruar, studentët nuk tërhiqen nga protestat kundër reformës për Arsimin e Lartë. Projektligji për Reformën është shtyrë për miratim në parlament ditën e martë.

Ndërkohë, po ditën e martë, në orën 17:00, përballë dyerve të parlamentit studentët do të dalin në protestë. “Do të mbahet protestë kundër kalimit të Reformës për Arsimin e Lartë dhe arrogancës qeveritare!”- thuhet në njoftim.

Studentët theksojnë se kjo reformë nuk duhet të kalojë për shkak se tregtarizon universitetin, rrjep studentët dhe abuzon me paratë publike përmes financimit të privatëve.

Ndër të tjera, në njoftim paralajmërohet se nesër është thirrja e fundit për pushtetarët,  për të mos e miratuar këtë reformë, në të kundërt “vjeshta do të na gjejë të barrikaduar në rrugë, fakultete dhe konvikte!”.

https://www.facebook.com/events/1611134415833612/

10410383_10152916226906561_2938295184512399901_n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest