Thirrje për aplikim: Shkolla Verore “Multimedia 2015″

1797464_592094244212013_491882071_n

SHKOLLA VERORE: “MULTIMEDIA – RADIO, PODCAST, VIDEO, FOTO, SHKRIM, PLATFORMA ONLINE”

Afati i fundit për aplikim: 20 gusht 2015

Vendi: Pogradec

 

“Historia Ime”, shpall të hapur për të dytin vit rresht, aplikimin për shkollën verore “Multimedia 2015”.

Këtë vit shkolla verore për Multimedian, do të zhvillohet në javën e parë të shtatorit (2 – 6 shtator) në qytetin e bukur të Pogradecit. Multimedia është term i zhvilluar së tepërmi me mediat online, blogjet apo gazetarinë qytetare. Multimedia do të thotë të japësh përmbajtjen në disa forma, që mund të jenë një kombinim i tekstit, audios, imazhit, animacionit, video apo mënyra të tjera interaktive.

Gjatë 5 ditëve, do të ketë trainime në praktikë dhe teori nga disa prej profesionistëve më të mirë të fushës.

Gjergj Erebara

Eno Popi

Eno Milkani

Eriona Çami

Nëse je në universitet apo i diplomuar, student gazetarie, nëse punon në sektorët e komunikimit të OJF-ve, apo qoftë edhe nëse ke dëshirën për të mësuar mbi gazetarinë qytetare dhe mjetet online, atëherë apliko tani.

Aplikimi është i hapur për të rinj nga e gjithë Shqipëria deri në 20 gusht 2015.

Për të marrë pjesë në shkollën verore “Multimedia 2015”, aplikoni duke dërguar CV dhe një Letër Motivimi në adresën e emailit  historiaime.com@gmail.com

Fituesit do të njoftohen nga data 24 – 27 gusht. 

*“Historia Ime” do të mbulojë shpenzimet e Transportit; Akomodimit; Ushqimit për 5 ditët e shkollës verore.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest