Ballkani Perëndimor: Liria e medias e rrezikuar

2015_07_eca_western_balkans_media_freedom_preview_picture

Gazetarët në Ballkanin Perëndimor punojnë në një mjedis të vështirë që ndikon drejtpërdrejtë në aftësitë e tyre për të qenë kritikë, të pavarur – thëlbësore këto për një shoqëri demokratike.
Raporti më i fundit “Një profesion i vështirë: Liria e medias e sulmuar” e Organizatës së të Drejtave të Njeriut, tregon sulmet fizike, sulmet, kërcënimet, në vende si Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, e Serbia.

Ky raport është bazuar në intervistat me 86 gazetarë, shumica e të cilëve raportonin për çeshtje sensitivesi krimet e lufts dhe korrupsioni. Human Rights Watch ka dokumentuar gjithashtu edhe dhjetra raste të sulmeve kibernetike ndaj mediave online që kritikojnë qeveritë.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë patur disa vështirësi në demokracinë e tyre për dy dekada tashmë, por edhe sulmet e kërcënimet për gazetarët ka përkeqësuar më tej demokracinë e shteteve” –  tha drejtuesja e këtij vëzhgimi, Lydia Gall, nga Human Rights Watch.

Ajo vijoi duke thënë se BE-ja duhet të nxisë shtetet e Ballkanit Perëndimor që të shtojnë kujdesin ndaj krimeve kundër gazetarëve, si pjesë e procesit të negociatave për në Bashkimin Evropian. /Monitor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest