Aktivisti LGBTI Kemal Ördek sulmohet dhe përdhunohet

kemal-ordek-1

Kjo është historia e dhimbshme e një aktivisti që punon për të drejtat e dhunuara të personave LGBT dhe të punonjësve të seksit në Turqi.

Dy persona që i vjedhin celularin, një person që e përdhunon dhe tre persona që e kërcënojnë me përdhunim dhe me vdekje nëse ai nuk i jep tërë paratë që ka në bankë. Dalin nga shtëpia dhe nisen drejt bankomatit. Gjatë gjithë rrugës drejt bankomatit keqbërësit e kërcënonin.

Në cep të rrugës shohin një makinë policie dhe mundohen të ndërrojnë rrugë por Kemali i bind që të vazhdojnë dhe kur i afrohen makinës së policisë, Kemali bërtet se e kanë rrëmbyer, i kanë vjedhur celularin e se duan ti marrin gjithë paratë. Policët dalin nga makina, kontrollojnë keqbërësit sipërfaqësisht për celularin dhe pasi nuk e gjejnë atë e pyesin Kemalin nëse është i sigurtë që ja kanë vjedhur.

Pasi Kemali konfirmon ata i fusin të tërë në makinë. Tre keqbërësit u ulën në sediljen e prapme të makinës ndërsa Kemalin e futën në kafaz në fund të makinës. Aty ku e kanë vendin keqbërësit.

Ndërsa ishin në makinë keqbërësit bisedonin me policët. Ata thoshin se ata ishin burrërorë.” Na kuptoni besoj. Mos i besoni këtij pederastit. Ai na ftoi vetë në shtëpi. Ju e dini si janë ata”. Ndërsa biseda vazhdonte, njëri nga keqbërësit u kthye nga Kemali dhe i tha se nëse do ngrinte padi ai do ta vriste, do t’ja priste kokën.

Në rajonin e policisë disa oficerë biseduan me keqbërësit dhe më pas shkuan të bisedojnë me Kemalin. Ata e pyetën se nëse do të gjendej celulari a do ta linte me kaq këtë çështje. Kemali kërkoi të shihte celularin më parë. Pasi e mori, ai tha se donte të bënte denoncimin. Ata e lanë Kemalin të priste 7 orë në rajon të policisë para se ti merrnin dëshminë. Në fillim donin që ai të firmoste versionin që kishin dhënë keqbërësit dhe kur ai këmbënguli që nuk do ta firmoste, atëherë e futën që të jepte dëshminë. Gjatë dhënies së dëshmisë polici i thotë që duhet ta shkurtojë se është shumë e gjatë dhe se detajet e dhunës nuk janë të nevojshme.

Pas gjithë këtyre peripecive, Kemali doli vetëm me një urdhër mbrojtje dhe shumë tallje nga oficerët e policisë. Keqbërësit u lanë të lirë pa shkuar fare në gjyq. Kemali tani nuk mund të kthehet në shtëpinë e tij, nuk mund të punojë, nuk mund të jetojë jetën e tij normalisht jo vetëm nga frika për jetën e tij, por edhe për vuajtjet fizike dhe psikologjike. Deri më sot Kemali është rrahur dhe hospitalizuar dy herë. Është përdhunuar dy herë. Ai thotë:”Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë përdhunim, është mënyra dominuese se si burrëria zbret mbi mua, dhe dhimbja e të qenit në mes të pafuqisë, i vetëm.”

Çështja e Kemalit po ndiqet nga avokatët e tij, por në një sistem ku i dhunuari trajtohet si kriminel dhe kriminelët lihen të lirë, drejtësia është vështirë të vihet në vend.

/A.A.

/lgbtinewsturkey.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest