Mesazh i dhimbshëm sensibilizues mbi dhunën ndaj gruas

EMMA MURPHY PIC 7

Emma Murphy ka nxjerrë një video në yo0utube e cila është bërë virale tashmë, ku tregon dhunën që është ushtruar nga partneri i saj për 4 vite rresht vetëm se ajo zbuloi tradhëtinë e tij. Ajo tregon me detaje dhunën fizike dhe psikologjike (ndërkohë që ne mund ta shohim dhe vetë atë, sepse fytyra e saj është plot të nxira). Mesazhi më i rëndësishëm në këtë video është mesazhi që ajo i jep të gjitha grave  të dhunuara. Nuk duhet të ndjeheni fajtore edhe pse ata ju bëjnë të ndjeheni të tilla. Dhuna nuk ushtrohet për fajin tuaj. Ju jeni viktima dhe sa më shumë të duroni aq më shumë do të vuani. Dilini vetes zot dhe largohuni nga një ambient i tillë edhe për shkak të fëmijëve./A.A

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest