Turqi: ‘Vritini gejtë sapo ti shihni’

Turkey_Death_Lot_Posters-1200x700_c

Personat LGBTI duhen ‘vrarë sapo ti shohësh’- ky është mesazhi që shfaqet në posterat e rinj nëpër qytetet turke të Ankarasë dhe Stambollit.

Fushata, e krijuar nga një grup që e quan veten mbrojtja e re islame, kërkon vdekjen e çdo geji, biseksuali, transgjinori apo personi interseksual. Mesazhi drithërues shoqërohet me një foto të disa njerëzve krenarë që mbajnë flamuj ylber.

Siç është përkthyer nga një lexues i GSN, posteri thotë: “Nëse shihni ata që zbatojnë veprat e pista të Lotit, vritini dhunuesin dhe marrësin sapo ti shihni.”

Sipas traditës islame, Loti ishte profeti i Sodomës dhe Gomorës i cili ishte urdhëruar që të ndalonte përhapjen e akteve ‘epshore dhe të dhunshme “. Mesazhet e tij u injoruan nga njerëzit që jetonin atje, qytetet u shkatërruan dhe gruaja e Lotit si dënim u transformua në një statujë prej kripe.

Në mesin e disa grupeve myslimane, kjo është parë si dënimi i Kur’anit për homoseksualitetin. Kur u sugjerua që Turqia të paraqiste martesat brenda të njëjtit seks, ish-ministri i brendshëm Efkar Ala tha: “Këta janë njerëzit e Lotit, shkatërrimi i njerëzimit.”

Në faqen e internetit të Mbrojtjes së re Islame, ata pretendojnë se e organizuan fushatën pasi këtë vit Parada e Krenarisë përkoi me festivalin e shenjtë të Ramazanit.

Grupe muslimane e kanë kundërshtuar posterin, duke dalë në  media lokale dhe duke i bërë thirrje njerëzve të injorojnë thirrjen për të masakruar një komunitet.

“Islami është fe e paqes,” tha ai. “Kjo nuk është një komandë për vrasje.”

Parada e Krenarisë të këtij viti në Stamboll, u ndalua papritmas pa asnjë paralajmërim paraprak. Kur marshuesit u përpoqën të mblidhen, policia qëlloi ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Edhe pse homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, vendi është konservator dhe homofobia është e përhapur./A.A.

/www.gaystarnews.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest