BLOG/Zgjedhjet 2015: Zhvillimet e fundit

KUTITE2

Ora 17:00 Tension në Dibër, ndërpritet proçesi i numërimit

Gara më e fortë në këto zgjedhje duket se është ajo për Bashkinë e Dibrës, ku dy kandidatët, Shukri Xhelili n e ASHE-së dhe Ilir Krosin e APPD-së, i ndan nga njëri-tjetri një grusht votash, pas 73 kutive të numëruara.

Që në mëngjes dy kandidatët e kanë parë veten herë njëri dhe herë tjetri në avantazh.

Rezultati i ngushtë ka sjellë tensionimin e situatës në KZAZ-në e kësaj bashkie, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë, për largimin e të gjithë personave pa mjet identifikimi.

Procesi i numërimit është ndërprerë pa afat, deri kur të qetësohet situate.

Aktualisht, kandidati i APPD-së ka përmbysur disavantazhin e 31 votave dhe e sheh veten në avantazh me 27 vota.

Socialistët fajësojnë demokratët për tensionimin e situatës.

“Ka pasur momente tensioni të krijuara nga numëruesit e PD me pretendime të paqena për të bërë vota të pavlefshme edhe aty ku nuk ishin”, deklaroi deputeti socialist, Ulsi Manja.

Por demokratët kanë një tjetër version. Sipas tyre, situata u tensionua nga jashtë grupeve të numërimit.

“Një nga vëzhguesit këtu në panelin e numërimit, u sul për të kapur një fletë votimi dhe krijoi një rrëmujë në procesin e numërimit. PD është në avantazh dhe nuk lejon që të manipulohet rezultati. Rrëmuja erdhi nga jashtë rrethit të numërimit. Numëruesit e PD kërkojnë korrektësi. Jemi në avantazh dhe vazhdojmë ta thellojmë këtë avantazh”, tha Sherefedin Shehu, deputet i Partisë Demokratike.

Ora 02.50
Disa nga faqet ku mund të ndiqen rezultatet live:
http://www.top-channel.tv/lajme/
http://www.cec.org.al/sq-al/Rreth-KQZ/Rezultate-Online-2015
http://www.gazetatema.net/web/
http://www.abcnews.al/
http://shqiptarja.com/zgjedhje_2015_2.php?IDCategoria=2760&count=2&res_start=1
Ora 02.40
Numërimi ka filluar në 18 Bashki.
Ora 01.15
Sali Berisha në një prononcim për TCH i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos legjitimojë zgjedhjet. I quan zgjedhjet “një farsë”.
Ora 23.10
Ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ai foli per “hartën e deformuar elektorale dhe incidentet e shkallave e natyrave të ndryshme”,  por shtoi se “pavarësisht prej këtyre unë dhe PD marrim raporte të shumta dhe të shkëlqyera për rezultatet tona nga Veriu në Jug e nga Lindja në Perëndim. Tani rëndësi ka procesi i numërimit. I bëj thirrje kësaj qeverie të mos përsërisë parregullsitë e vërejtura gjatë ditës në procesin e numërimit. U bëj thirrje numëruesve tanë të qëndrojnë në lartësinë e detyrës, në krah të tyre është gjithë fuqia e PD por dhe e insitucioneve ndërkombëtare”.
Ora 22.50
Vazhdon transporti i fletëve në KZAZ, por për analistët duket se shkakton debate numri i ulët i pjesëmarrjes në votime në Vlorë, që është dhe qyteti që ka për deputet kryeministrin e vendit, Rama. Një korrespondente e Ora News në KZAZ 84 (ku do numërohen votat nga tre rajone kryesore të Vlorës) thotë se pjesëmarrja në votime eshte 32.7 % (nga 43 % që ka qenë në zgjedhjet e kaluara vendore).
Ora 21.38
Transportohen kutitë e votimit për tu numëruar. Foto nga LSA

This slideshow requires JavaScript.

Ora 21.32
Lefterie Luzi në konferencë për shtyp thotë se nga informacioni i 1825 qendrave të votimit pjesëmarrja ka qënë rreth 48 %. Këto qendra përbëjnë rreth 30 % të të gjitha qendrave në rang kombëtar. Sipas saj (ndonëse pa informacion të plotë) vetëm 37 % e femrave në lista kanë votuar.
Ora 21.18
Ilva Tare i kërkon llogari Anila Bashës (live në studio) për një lajm që Newsbomb që drejtohet nga Basha ka bërë për Taren. Sipas këtij lajmi: “Gazetarja Ilva Tare dhe bashkëshortja e deputetit të PD Eduard Selami ka qeshur me reagimin e PD-së për sondazhin e IPR Marketing”. I plotë ky lajm KETU
Ora 21.12
Exit Poll-i i dytë i përditësuar i IPR Marketing në Ora News, rreth 90 % e kampionit: Në Tiranë, sipas këtij projeksioni fiton Veliaj me 50 – 54 % (Kosova 38-42 %, Bojaxhiu 4-7 %), në Durrës fiton Vangjush Dako me 50.5 – 54.5 %, ndërsa në Shkodër fiton Voltana Ademi me 52-56 %. Për cdo qytet ka patur rreth 4000 të intervistuar, në Tiranë rreth 5000 të intervistuar.
Ora 20.54
“Fitorja jonë në Durrës është të paktën me 10 mijë vota diferencë”, deklaron Blendi Klosi në Ora News.
Ora 20.49
Nis numërimi në Durrës. Foto nga Vasilika Laci

This slideshow requires JavaScript.

Ora 20.44
Voltana Ademi në Ora News: “Të mbrohet cdo votë e sovranit. Pjesëmarrja ka qenë e mirë, është dukshëm një fitore e PD-së”.
Ora 20.27
IPR Marketing & OraNews, Exit Poll për Shkodrën: Fiton APPD me rreth 49-53 %
Ora 20.24
IPR Marketing vazhdon të publikojë në Ora News rezultatet e Exit Poll. Për Durrësin ky rezultat është: ASHE 55-59 % dhe APPD 40-44 %. Kujtojmë që sondazhet e IPR Marketing u cilësuan si të manipuluara nga PD, përmes deputetes Jorida Tabaku e cila publikoi dhe një video sipas së cilës stafi i IPR Marketing i kishte të plotësuara paraprakisht fletët.
Ora 20.19
“Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern”, shkruan Edi Rama në Facebook.
RamaFB
Ora 19.55
IPR Marketing dhe Exit Poll: Rezultati i Tiranës: ASHE 58-62 % dhe APPD 34-38 %. Exit Poll i dytë do ketë përditësim pas rreth 30 minutash
Ora 19.50
Halim Kosova shpall fitoren? Ja cfarë tha tani nga selia e PD: “Jemi këtu për të falenderuar qytetarët që morën pjesë në votime dhe komisionerët dhe vëzhguesit” Sipas tij, pati “përpjekje jo të vogla për manipulime. Të dhwnat e para flasin për një rezultat pozitiv për ne në Tiranë”.
Ora 19.45
Ka nisur “beteja” e deklaratave nga partitë kryesore. Ndërsa PD denoncon ato që i quan “shkelje gjatë procesit zgjedhor”, PS deklaron “pjesëmarrjen më të lartë të mbështetësve të koaliconit tonë në historinë e zgjedhjeve vendore”. Në fakt pritet që të konfirmohet zurtarisht nga KQZ se pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk ka qënë më e lartë se 45 % duke bërë që këto zgjedhje të rregjistrohen si ato me pjesëmarrjen më të ulët.
Ora 19.37
PD po raporton për probleme gjatë zgjedhjeve. Në konferencë për shtyp po flet Edi Paloka, sipas të cilit ka patur probleme në Shkodër me votues që kanë votuar me karta të fallcifikuara. Sipas tij është denoncuar në mbarë vendin cilësia e dobët e bojës. Gjithashtu ai ka denoncuar “dhunë ndaj komisionerëve të PD”. Ndërkohë më 21 qershor, Qendra e Raportimit përmes Telefonatave e Koalicioni per Zgjedhje te Lira e te Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ) do të mbledhë raportime nga më shume se 1,000 vëzhguesit e vendosur në Qendrat e Votimit dhe në Qendrat e Numërimit.USAID/Albania (FOTO ME POSHTE)
RAPORTIMI
Ora 19.28
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka denoncuar sondazhet e IPR Marketing (që shfaqet në OraNews) si të manipuluara. Tabaku ka bërëpublike një video ku sipas PD duket stafi i IPR Marketing me fletë të plotësuara paraprakisht.
19.05
Gazetarët e #TopChannel thonë nga KQZ se nuk ka raportime për rradha në qendrat e votimit. Përfaqësuesi ligjor i PS thotë se pjesëmarrja në votime mund të jetë 49 % (gazetarët vetë raportojnë rreth 40 %) – Më shumë KETU 
19.00
Mbyllet orari zyrtar i votimeve.
18.59
Pjesëmarrja në votime sipas KQZ: Berat 40 %, Elbasan 43 %, Durrës 37 %, Dibër 49 %, Librazhd 50 %
18.56
Debate në Shkodër. PD tërheq komisionerët në Vrakë. Më poshtë video nga Ora News

18.50
Edhe 10 minuta që të mbyllet zyrtarisht orari i votimeve. Sipas Kodit Zgjedhor asnjë qendër votimi nuk mund të mbyllet nëse ka akoma rradhë me qytetarë që presin të votojnë. KQZ pritet të konfirmojë informacionin që këto zgjedhje kanë patur ndoshta pjesëmarrjen më të ulët në përqindje të votuesve. Disa prej televizioneve në kryeqytet pritet të nisin projeksionet e tyre të Exit Poll-eve. Me interes pritet rezultati në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës dhe Fier.
18.22
Në një qendër votimi në Shkodër raportohet se komisioneri i PS ka marrë vulën dhe është larguar, raporton News 24. Kjo është njësoj si shprehja “të të humbë vula”… Nuk raportohen në përgjithësi incidente të rënda, megjithatë edhe këto zgjedhje vazhdojnë të paraqesin ngjarje të cuditshme si kjo, tipike për zgjedhjet shqiptare.
18. 13
Debat në studion e News 24 mes Robert Rakipllarit dhe Agron Gjekmarkaj. Rakipllari thotë se Lefterie Luzi është “bërë me maxhorancën” dhe kjo i duket normale pasi kryetari i KQZ sipas tij, duhet të jetë me maxhorancën. Replikon Gjekmarkaj: Nuk është normale, Kryetari duhet të jetë me ligjin jo me maxhorancën.
Ora 17.58
KQZ duket totalisht e painformuar se pse është bllokuar procesi në burgun e Rrogozhinës. Sekretari i KZAZ sipas një punonjësi të KQZ thotë se “ka marrë celësat dhe ka ikur”. Kryetarja e KQZ kërkon shkarkimin e të gjithëve dhe ndjekjen penale të tyre. Debatet vijojnë mes Ivi Kasos, përfaqësues i PD-së dhe kryetares Lefteri Luzi.
Ora 17.49
Një fakt që tregon një formë jo fort të ndershme raportohet nga shumë votues. Kur votuesit shkojnë për të votuar komisionerët thërrasin me zë të lartë numrin rendor të tyre. Një vëzhguese në Durrës tha për “Historia Ime” se kjo bëhet pasi partitë konfirmojnë në këtë mënyrë kush voton e kush jo. Më herët këtë praktikë e denoncoi Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas KSHH: Kjo është një praktikë e kundraligjshme. “Pasi jepej Fleta e votimit Votuesit, Kryetari i KQV bërtistë me zë të lartë emrin, mbiemrin e votuesit si dhe nr rendor në listë. Pas Pyetjes tonë, na u tha se kjo bëhej me qëllim vënien në dijeni të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore  dhe se kështu ishin udhëzuar nga KQZ. Kjo praktikë është në kundërshtim me nenet 105 dhe 106, të KZ lidhur me paraqitjen e zgjedhësit në QV si dhe procedurën e votimit”.
Ora 17.35
Gazetari Vladimir Lame raporton sot nga Korça për “AbcNews” për një pjesëmarrje zhgënjyese në votime. Sipas Lames shumë qytetarë ndihen të papërfaqësuar dhe ndaj me gjasë kanë refuzuar të shkojnë në kutitë e votimit, pavarësisht thirrjeve të partive politike. Lame shton së raportimin e vet se edhe përpjekja për të sjellë emigrantë për të votuar ka dështuar. Sipas tij autobusët e dërguar në Selanik për të mundësuar ardhjen e emigrantëve për të ardhur e votuar, janë kthyer bosh.
emigrantet
Ora 17.30
Deputetja e PS-së Olta Xhacka u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë gjatë një dalje publike në selinë e PS-së. “Këto 90 minutat e mbetura”, tha ajo, “janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se për cilin kandidat votoni fakti që votoni ka rëndësi . Votimi zgjat 4 minuta, por vlera e votës suaj zgjat 4 vjet”. Përqindja e votuesve vazhdon të mbetet e ulët.
Ora 17.20
Të verbërit në Elbasan ankohen se në qëndrat e votimit nuk gjenden shabllonet që shërbejnë për votimin e të verbërve në mënyrë të pavarur. Një koordinator i tyre i tha News 24 se ky problem “është hasur në të gjithë qarkun e Elbasanit”.
Ora 17.13
Në burgun e Rrogozhinës nuk votohet raporton News 24 pasi nuk kanë shkuar komisionerët e PD-së. E pyetur për këtë Lefterie Luzi tha se nuk kishte informacion…
Ora 17.10
Ironia e votuesve: Votojnë Kim Kardashianin…
Kardashian
Ora 17.00
Dega e PD-së në Korcë ka shkelur heshtjen zgjedhore dhe u ka dërguar qytetarëve sms në telefon për të votuar kandidatin Gjergji Mero, raporton A1 Report.
Ora 16.52
Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi sapo doli në konferencë për shtyp ku deklaroi se: “Procesi i votimit ka filluar në të gjitha qëndrat e votimit. Baza materiale nuk ka munguar në asnjë qendwr votimi”. Sipas saj deri në 16.00, nga informacioni i 1508 qëndrave të votimit në 11 qarqe rezulton që përqindja e votuesve të jetë 38 %. –  www.cec.org.al 
Ora 16.43 
Ambasadori i Britanisë së Madhe shkon në qëndër votimi në Vorë. Pothuajse të gjithë ambasadorët e huaj kanë vizituar sot Vorën. I pyetur nga Ora News Nicholas Cannon tha: “Eshtë vizitë si vëzhgues, kam qenë dhe në disa qëndra votimi në Durrës për të patur një ndjesi si po shkojnw zgjedhjet”. I pyetur se si i duken zgjedhjet, ai tha se është qetë, ndërsa në Durrës pa pjesëmarrje të lartë. Cannon tha gjithashtu: “Eshtë vështirë të gjykojmë tani por do presim analizat e ODHIR”. 
Ora 16.30
KShH publikon raportin e parë sipas të cilit rreth 50 % e QV janë hapur me 15-40 minuta vonesë. LEXONI LAJMIN E BALKANWEB KETU
Ora 16.20
Media raporton për raste kur qytetarët shkojnë të votojnë mirëpo komisionerët u thonë se kanë votuar një herë! Gazetari i Ora News Patrik Sadikaj pati live një intervistë me një qytetare qe kishte këtë problem. Këto lajme duhen konfirmuar.
Ora 16.10
Shtabi i kandidates Grida Duma në Durrës akuzon Vangjush Dakon se ka kërcënuar komisionerët në një qendër votimi, raporton News 24. Citohet Dako të jetë shprehur: “JU po luani me jetën time, do merrem unë me tuajat”.
Ora 16.05
Astrit Patozi përplaset me komisionerët në Vorë raporton Ora News. Vihen re forca të shtuara të policisë. VIDEO më poshtë:

Ora 15.52
Zgjedhjet, Luzi: Pjesëmarrja deri ne oren 13:00 27.09 %

 

 

Ora 15.37 
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar me dy praktika të kundraligjshme që po zbatohen nga KQV, si vijon:

1.Në QV nr. 1691/1, tek Shkolla Nëntëvjecare “Ali Demi”, ZAZ nr. 31, Bashkia Tiranë, nga KQV nuk është administruar Vërejtja me shkrim e Vëzhgueses së KShH dhe është tentuar që ajo të nxirret jashtë nga QV edhe pse është konstatuar që një person ka votuar për dy zgjedhës të tjerë njëkohësisht, në kundërshtim me nenin 106, të Kodit Zgjedhor. Pengimi i Vëzhguesit për të kryer detyrën e tij është në kundërshtim me nenin 7, germa b), të Kodit Zgjedhor. Ky person nuk ka bërë Deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV, në kundërshtim me Nenin 108, Pika 3, të Kodit Zgjedhor

2-Në QV nr. 1883, 1883/1, 1910, 19101, 1911, 1911/1, 1912, 1912/1, 19122, 1914, 1914/1, 1915, 1915/1, 1916 dhe 1916/1 është konstatuar një praktikë e kundraligjshme. Pasi jepej Fleta e votimit Votuesit, Kryetari i KQV bërtistë me zë të lartë emrin, mbiemrin e votuesit si dhe nr rendor në listë. Pas Pyetjes tonë, na u tha se kjo bëhej me qëllim vënien në dijeni të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore  dhe se kështu ishin udhëzuar nga KQZ. Kjo praktikë është në kundërshtim me nenet 105 dhe 106, të KZ lidhur me paraqitjen e zgjedhësit në QV si dhe procedurën e votimit

3-Në QV nr. 1883/1 është konstatuar se dhoma e fshehtë e votimit është vendosur në mënyrë të tillë që mund të dallohej nga hyrja në QV shënimi në Fletën e Votimit, duke cënuar fshehtësinë e votës, në kundërshtim në kundërshtim me Pikën 1, të Nenit 109, të KZ.

KShH e gjykon të nevojshme të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si organin më të lartë shtetëror  për administrimin e zgjedhjeve, me qëllim të ndërhyjë për parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të  mësipërme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest