Miliarderi Donald Trump, shpall kandidaturën për president

102763378-RTX1GR29.1910x1000

Miliarderi Donald Trump ka njoftuar se do të garojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me premtimin se do të risjellë në jetë ëndrrën amerikane.

 “Unë zyrtarisht do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë përsëri Amerikën një shtet të mirë”, ka thënë Trump para ndërtesës së tij Trump Towers në New York.

Gjatë deklaratës së shpalljes së kandidaturës, Trump ka zbuluar për herë të parë edhe vlerën e pasurisë së tij, gjë për të cilën ai i ka bërë kureshtarë të gjithë për vite të tëra. Vlera e saj sipas tij është 8,73 miliardë dollarë. Ai ka thënë se pasuria e tij do t’ia mundësojë që të jetë një president efektiv.

“Vendi ynë është në probleme serioze. Ne nuk fitojmë më nëpër botë. Kur ishte hera e fundit kur neve na mposhtën, le të themi nga Kina në marrëveshjet ndërkombëtare?”, ka shtuar ai.

Midis të tjerave, Trump ka sugjeruar se mund të marrë edhe të tjerë persona të famshën në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Oprah Winfrey si zëvendës presidente. Gjithashtu edhe aftësia e tij shumë e mirë negociuese, mund të shpëtojë miliona nga buxheti i shtetit dhe të drejtojë pasurinë botërore drejt xhepave të amerikanëve.

Ai gjithashtu ka premtuar se do të hapë shumë vende pune dhe se nën udhëheqjen e tij, Amerika do të mposhtë armiqtë e saj më të mëdhenj, ku ai përmendi Kinën si një fuqi ekonomike dhe ISIS.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest