Marshim proteste në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve

Femijet

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, UNICEF dhe organizata “Save the Children” tërheq vëmendjen e autoriteteve shqiptare për marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të shfrytëzimit të fëmijëve për punë.

Sipas raportit të INSTAT të 2012-ës, 57,000 fëmijë në Shqipëri punojnë, 8.2% e tyre midis moshave 5-17 vjeç.

Fëmijët e moshës 5-13 vjeç përbëjnë 28,5 për qind të fëmijëve që punojnë ndërsa 80% e fëmijëve që punojnë angazhohen në bujqësi në punë të papaguara në tokat e tyre.

Studimi Kombëtar i UNICEF dhe “Save the Children” për fëmijët në situatë rruge, i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies sociale, raporton 2.500 fëmijë në situatë rruge në Shqipëri.

Këta fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme, kryesisht lypje në rrugë ose larje e xhamave të makinave. Pjesa më e madhe e tyre braktisin shkollën.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest