VIDEO/ Polici kërcënon shoferin: Do të këpus në mes, jabanxhi. Përjashtohet nga policia

shoferi

Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës ka ndaluar një shofer me pretendimin për shkelje, por e fyen atë. I gjithë debati është filmuar me celular nga një person që ishte në automjet dhe më pas video është publikuar në rrjetet sociale.

I menjëhershëm ishte reagimi i Policisë. Efektivi është përjashtuar nga radhët e uniformave blu. Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri inkurajon qytetarët të denoncojnë raste të abuzimit të policëve.

“Polici u përjashtua pas videos që u publikua. Ju falënderoj dhe ju ftojmë të publikoni të tjera raste të abuzimit, pasi na ndihmoni edhe ne ta bëjmë policinë më të mire”, shkruan Ministri në Fb.

Në rreth 20 muaj qeverisje, rreth 11 % e punonjësve të policisë janë arrestuar apo ndëshkuar me masa të tjera, për shpërdorim detyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest