“Unë isha robina e tij seksuale dhe jo gruaja e tij”: Një grua indiane po përpiqet të kriminalizojë përdhunimin martesor

df0c49c040a93f2d4f_3fm6i2cid

Në Indi, është e ligjshme të përdhunosh gruan tënde. Dhe muajin e kaluar, kur një ministër i qeverisë shpjegoi se pse ai mendonte se kjo çështje nuk mund të rregullohet në vendin e tij, përdhunimi martesor është sërish një lajm i vjetër.

Më 29 prill, Haribhai Parathibhai Chaudhary, Ministri i Shtetit për Punët e Brendshme, tha në një deklaratë me shkrim: “Është konsideruar se koncepti i përdhunimit martesor, siç kuptohet ndërkombëtarisht, nuk mund të zbatohet në mënyrë të përshtatshme në kontekstin indian për shkak të faktorëve të ndryshëm, p.sh. , niveli i arsimit / analfabetizmit, varfërisë, traditat dhe vlerat e panumërta sociale, besimet fetare, mendimet e shoqërisë për të trajtuar martesën si diçka të shtrenjtë, etj ”

Mediat e mbuluan gjerësisht deklaratën e Chaudhary, dhe si gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut e dënuan atë.

Deri në prill të vitit 2011, India ishte një nga 127 vendet-duke përfshirë edhe Kinën dhe Arabinë Saudite-që ende nuk e kishte kriminalizuar përdhunimin martesor, sipas një raporti të vitit 2015 të OKB. Vetëm 52 shtete në botë e kanë nxjerrë jashtë ligji këtë fenomen, thuhet në raport. Mijëra gra në Indi jetojnë nën këtë mungesë rregullash, të paafta të flasin dhe të kërkojnë drejtësi.

Fola me një grua 27-vjeçare javën e kaluar, e cila, pasi u keqtrajtua, rrah dhe u përdhunua nga bashkëshorti i saj në vitin e tyre të parë të martesës, ka bërë peticionnë gjykata për të ndryshuar këtë ligji arkaik.

“Ata thonë se institucioni i martesës është i shenjtë dhe se jeta familjare do të prishet nëse marrëdhënia burrë / grua vihet në pikëpyetje. Por unë dua të di, nëse një grua torturohet nën lidhjen e martesës, nuk do të ndikojë kjo në strukturën e familjes?`

“Çdo natë ishte një makth. Kisha ankth para se të shkoja në dhomën time kur vinte nata. Kisha frikë kur mendoja se çfarë më priste atje. Çfarë ndodhte në dhomën tonë çdo natë nuk është ajo që zakonisht ndodh mes një burri dhe një gruaje. Ndjehesha sikur ai më kishte blerë. Unë trajtohesha si skllave seksi, si një lodër seksi. Ai fuste gjëra brenda meje, më gjuante, dhe më kafshonte. Unë kisha shenja kafshimi në gjithë gjoksin tim. Ai ishte si një kafshë. Edhe gjatë menstruacioneve, nuk kishte mëshirë për mua.”

Një akt i ngjashëm brutal i kryer mbi një grua nga një burrë tjetër, dhe jo bashkëshorti i saj sipas nenit 376 të kodit penal indian, i cili parashikon dënimin për përdhunim, do të dënohej mes shtatë vitesh dhe burgimit të përjetshëm. Por një përjashtim në nenin 375 të kodit thuhet: “marrëdhënie seksuale mes një burri me gruan e tij, kur gruaja nuk është nën pesëmbëdhjetë vjeç, nuk është përdhunim.”

“Ishte 14 shkurti i vitit 2014, dhe ishte ditëlindja e tij. I kisha pjekur një tortë. Ajo çfarë më bëri mua atë natë është një turp për institucionin e martesës. Ai më goditi 17 deri në 18 herë me një kuti dhe me një elektrik dore, pasi e kishte futur [elektrikun e dorës] në vaginën time. Unë fillova të kisha hemoragji, por në vend që të më çonte në spital ai më çoi në shtëpinë e prindërve të tij “dhe më mbylli deri në mbrëmje vonë. Kur hemoragjia nuk u ndal, vjehrrit më çuan në spital. Unë isha në gjendje gjysmë të vetëdijshme dhe u desh të më merrnin me ambulancë. Këmbët dhe gjithë trupi im ishin fryrë. Kisha hemoragji me tepri. Kam patur hemoragji për 60 ditë të gjata.

“Tortura nuk kufizohet vetëm me atë incident. Jeta ime ndryshoi tërësisht pas asaj dite. Më larguan nga shtëpia ime, brenda 10 ditëve. Burri im i tha pronarit se ai nuk kishte lidhje me mua dhe se unë duhet të largohesha. Unë gjithashtu humba punën time, ku punoja si ekzekutive e burimeve njerëzore në një kompani multi-nacionale, sepse nuk isha në gjendje për të punuar. Menaxheri im më tha ta mbaja jetën time personale mënjanë dhe të punoja, por unë nuk isha në gjendje ta injoroja jetën time personale. ”

Pas pothuajse një viti që po përpiqej të vihej pak drejtësi në gjykatat më të ulta, gruaja-që nuk identifikohet për shkak se ligji indian ndalon zbulimin e identitetit të viktimave të dhunës seksuale-me ndihmën e avokatëve nga Rrjeti i Ligjit të të Drejtave të Njeriut me bazë në New Delhi (HRLN ), një kolektiv juristësh dhe aktivistësh të të drejtave të njeriut, iu afrua Gjykatës së Lartë të Indisë në shkurt, duke paraqitur kërkesën për të deklaruar përdhunimin martesor si vepër penale. Por gjykata tha se nuk ishte e mundur të ndryshohej ligji për një person, dhe e hodhi poshtë lutjen e saj.

Gruaja vazhdon të luftojë rastin e saj në një gjykatë më të ulët. Ankesa e saj është regjistruar në seksionin 498 A të Kodit Indian penal, sipas të cilit mizoria në formën e ngacmimit fizik dhe mendor nga një burrë ose familje është e dënueshme me deri tre vjet burg, dhe sipas Aktit të Dhunës në Familje 2005, që nuk lejon akuza penale të ngrihen kundër një bashkëshorti. Avokatët e saj në HRLN kanë vendosur të kthehen në Gjykatën e Lartë me çështje të reja gjyqësore, që do të përfshijë shumë organizata të të drejtave të grave, si dhe të dhëna Mbarkombëtare për përdhunimin martesor. Por, pa marrë parasysh shumë gjëra, asnjë ndryshim në ligj nuk do të thotë drejtësi për të, pasi ligji nuk është retroaktiv.

“Unë nuk e kuptoj ligjin. Unë dua vetëm të di: A nuk kanë të drejtë  gratë e martuara t’i drejtohen sistemit ligjor? A janë ato vetëm për të vuajtur, të vrasin veten apo të vdesin? ”

Për më shumë klikoni në: www.womenundersiegeproject.org

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest