“The Telegraph” në Bjeshkët e Namuna do të ndiheni të bekuar

b09730d1-eab8-427e-9c23-2e1c6cbee588-0-

“The Telegraph” i ka kushtuar një artikull Bjeshkëve të Namuna në veriun e Shqipërisë.

“Mos u mashtroni nga emri që kanë këto male, sepse kur të arrini në majën e tyre do të ndiheni të bekuar”, shkruan autori në gazetën prestigjioze angleze. Për udhëtarët që duan shtigje të largëta, të thepisura dhe mikpritje, ky vend ballkanik është i duhuri.

Ky udhëtim është një ndër aventurat më të bukura për stinën e verës. Shqipëria në çdo formë është një destinacion i shkëlqyer për të udhëtuar, është krenare, e bukur, e çiltër dhe e pasur në traditë, shkruan “The Telegraph”.

Bjeshkët e Namuna janë vetëm pak orë larg kryeqytetit të Shqipërisë shkruan “The Telegraph” ndërsa këshillon vizitorët që këtë vend ta vizitojnë gjatë verës pasi kështu mund të shikojnë nga afër bukurinë e maleve të veriut të Shqipërisë.

accursed-mountain-_3313514b

accursed-europes-t_3313503b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest