Shqiptarët “skeptikë dhe indiferentë” ndaj vizitës së Vucic, pretendon BIRN

Vucic dhe Rama, Fotot APVucic dhe Rama, Fotot AP

BIRN ka publikuar një analizë mbi vizitën e Kryeministrit të Serbisë Aleksander Vucic në Tiranë, ditën e nesërme (e mërkurë, 27 maj) dhe sjell përmes kësaj analize dhe mendimet e qytetarëve të zakonshëm që ka intervistuar.

Sipas analizës së BIRN (mund ta lexoni të plotë KËTU), shqiptarët “janë indiferentë dhe skeptikë” ndaj kësaj vizite që do të shoqërohet me masa shumë të rrepta sigurie.

“Vizita e kryeministrit serb sipas meje është e urdhëruar nga Europa dhe nuk besoj se do t’i sjellë ndonjë ndikim Shqipërisë,” tha për BIRN, Kisida me profesion përkthyese.

“Mendoj se Vuçiç mund të jetë duke na vizituar me një synim dytësor, atë të hakmarrjes për deklaratën provokuese të bërë nga kryeministri Rama në Beograd,” shtoi ajo.

“Kryeministri serb po e viziton Shqipërinë për qëllimet e vendit të tij dhe për t’u dukur se Serbia po përpiqet për të përmbushur kushtet e aderimit në Bashkimin Europian,” tha për BIRN, Alda, një banore  në kryeqytet që është e vetëpunësuar.

Një tjetër u shpreh: “Nuk më pëlqen kjo vizitë. Për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur, mbajtja e marrëdhënieve në dukje të mira me të është një vrimë në ujë për interesat tona kombëtare,”

Ndërsa Monda, pensioniste i tha BIRN se: “Sfidat e Shqipërisë me veten duhet të jenë prioritet i qeverisë në këto momente. Për sa kohë populli është i varfër dhe rinia e papunë nuk mendoj se duhet të merremi me ‘qoka’,”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest