“Ne nuk jemi dele”

Untitled

“Ne nuk jemi dele” është spoti me të cilin nis fushata e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi . Delet që vrapojnë përpara kryeministrisë, janë gjetja e këtij spoti që duket i realizuar pa shumë kosto, por përcjell një mesazh të fortë.
Ajo që dihet është se ky spot nuk do të ketë “luksin” të shfaqet në prime-time bashkë me ato të kandidatëve të mazhorancës e opozitës, sepse spoti, dhe e gjithë fushata do të financohet nga qytetarët përmes donacioneve modeste. Synimi i kandidatit Bojaxhi, siç është parë deri tani, janë mediat online si Youtube apo Facebook.

Ndërkohë, kandidatët e mazhorancës dhe opozitës, kanë filluar të shfaqen kudo. Veç transmetimit live të takimeve me qytetarët, hallet e të cilëve përsëriten rregullisht çdo 4 vjet. Ata na shfaqen në televizione, radio, postera dhe zyra elektorale. Gjithë ky “bombardim” i publikut si në çdo fushatë po blihet me para që nuk dihet të kujt janë dhe nga vijnë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest