Fiton Eurovizionin Suedia, me një këngëtar të akuzuar si homofob

FituesiOK

Måns Zelmerlöw nga Suedia fitoi edicionin e 60-të Festivalit Europian me këngën “Heroes” (Heronjtë). Në vend të dytë doli Rusia, ndërsa Italia me këngën Il Volo fitoi cmimin e tretë.

Eurovizioni ishte një zhgënjim për Elhaida Danin e cila grumbulloi vetëm 34 pikë nga 40 vende që merrnin pjesë në këtë event, ndonëse deri në momentin e fundit ishte një ndër pretendentet kryesore, të paktën nëpër sondazhe të ndryshme online. 

Edhe pse Eurovizion njihet si një aktivitet miqësor me komunitetin LGBT fituesi i këtij viti, Måns Zelmerlöw ka qënë në qendër të kritikave pasi më herët ka bërë disa deklarata homofobike për të cilat kërkoi më pas ndjesë (KLIKO KETU).

  

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest