Një pasdite në sheshin “Nënë Tereza” pa makina

IMG_0366
Prej 17 Tetorit të vitit të kaluar, sheshi “Nënë Tereza” u shndërrua në zonë pedonale nga ora 19:00 deri në mesnatë.
Me rritjen e temperaturave u rrit dhe numri i qytetarëve që kalojnë pasditen në të vetmin shesh të Tiranës ku ndalohet qarkullimi i makinave.
Historia Ime, në kuadër të konkursit të fotografisë sjell foto-reportazhin “Një pasdite tek sheshi ‘Nënë Tereza’ pa makina”.

 

Për shumë persona kjo nismë kthen në një farë mënyre nostalgjinë e  xhiros së pasdites në Tiranën e përpara viteve ’90.

IMG_0455
“E pritëm shumë mirë vendimin për ta bërë sheshin pa makina. Unë them që duhej bërë më kohë. Xhiron e Tiranës e kujtoj me nostalgji, dilnim çdo pasdite, takoheshim me miqtë dhe e fillonim xhiron nga Universiteti e deri tek Stacioni i Trenit.”

 

Por, ka dhe shumë të rinj që zgjedhin sheshin “Nënë Tereza” për të  kaluar një pasdite ndryshe, larg kafeneve të zakonshme.

“Vij shpesh këtu, pothuajse përditë për të kaluar kohë më miqtë e mi. Unë kam që nga njerëzit që e ka kërkuar këtë, sepse jam aktivist me EcoVolis. Na erdhi shumë mirë që u përkrahëm në këtë nisëm. Besoj se i jep qytetit më pak stres, pasi njerëzit kanë një vend ku të dalin të bëjnë xhiro me bicikleta apo thjesht të shëtisin”, tha për Historia Ime Andi Nurellari.
“Vij shpesh këtu, pothuajse përditë për të kaluar kohë më miqtë e mi. Unë kam qenë nga njerëzit që e kane kërkuar këtë, sepse jam aktivist me EcoVolis. Na erdhi shumë mirë që u përkrahëm në këtë nisëm. Besoj se i jep qytetit më pak stres, pasi njerëzit kanë një vend ku të dalin të bëjnë xhiro me bicikleta apo thjesht të shëtisin”, tha për Historia Ime Andi Nurellari.

 

 “Këtu vij shpesh fundjavave, dal me fëmijët dhe lëvizim me biçikletë. Si përdoruese e biçikletës më pëlqen si nisëm, ndërsa si përdoruese makine mund të them se më sjell veshtirësi sepse rëndohet trafiku. “
“Këtu vij shpesh fundjavave, dal me fëmijët dhe lëvizim me biçikletë. Si përdoruese e biçikletës më pëlqen si nismë, ndërsa si përdoruese makine mund të them se më sjell veshtirësi sepse rëndohet trafiku. “

 

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest