Kompensimi i energjisë elektrike, kush përfiton?; Lista/ 460 pensionistë probleme në dokumentacion

pensioniste

Qytetarët kanë afat deri në muajin qershor për plotësimin e dokumenteve për të përftuar nga kompesimi i energjisë elektrike. Kompensimi i energjisë elektrike vjen pas vendimit të qeverisë për ndryshimin e çmimit të energjisë, ku u hoq dhe fasha mbrojtëse deri në 300 kilovat/orë.
Individët apo familjet që do të përfitojnë 648 lekë në muaj janë ato që plotësojnë këto kushte: pensionistët e qytetit ose ata që marrin pension invaliditeti, familjet që marrin ndihmë ekonomike, familjet që kanë anëtarë të tyre paraplegjikë, tetraplegjikë ose të verbër, si dhe familjet që kanë vetëm një të punësuar në shtet me pagë nën 35 mijë lekë në muaj.

Nga një verifikim në zyrat e ISSH-së rezulton se jo të gjithë mund ta marrin kompensimin, pasi kanë probleme në dokumentacion dhe në libreza.

Lista e emrave të 460 pensionistëve të Tiranës, të cilët duhet të paraqiten pranë sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të bërë verifikimet u pulbikua sot në gazetën “Shekulli”.
Në total janë 203.928 familje që mund të përfitojnë nga kompensimi i energjisë elektrike.
 

LISTA E PLOTE ME 460 EMRAT QE DUHET TE PLOTESOJNE DOSJET

265839544-Pensionistet-460-emrat-me-probleme-ne-dosjet-per-kompensim-energjie

 

/GazetaShekulli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest