Gjergj Bojaxhi: Rama, Basha dhe Berisha e kthyen parkun e liqenit në kantier ndërtimi

11259507_10155508068625361_1956946618224352911_n

Kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi  ka denoncuar sot shkatërrimin e hapësirave të gjelbra të qytetit. Zona mes Korpusit të Universitetit dhe territorit të Gardës së Republikës është përjashtuar nga parku i liqenit artificial. Ky veprim sipas Gjergj Bojaxhi i hap rrugë ndërtimeve dhe betonizimit në të vetmin park të Tiranës.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook ai denoncon një sërë vendimesh të pushtetit qendror e lokal, që sipas tij i kanë hapur rrugë betonizimit:

“Kemi arritur në këtë pikë si rezultat i një serie vendimesh kryeministrash dhe kryetarësh të bashkisë së Tiranës:

  • Në vitin 2004, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës RAMA dhe të Kryeministrit NANO kjo zonë u hoq nga Parku i Liqenit duke e shtyrë kufirin e parkut në brendësi.
  • Në vitin 2006, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës RAMA dhe të Kryeministrit BERISHA zonës iu ndërrua destinacioni nga park në zonë ndërtimi.
  • Në vitin 2013, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës BASHA dhe të Kryeministrit BERISHA, Plani i ri i Rregullimit të Tiranës e cakton këtë zonë për ndërtime pa asnjë kufizim në intensitet e lartësi. Kjo do të thotë që ajo mund të betonizohet e gjitha me ndërtime të larta.”

10426106_10155508068960361_8597150670576541648_n

Kandidati për Tiranën Gjergj Bojaxhi kërkoi gjithashtu zhvillimin e një referendumi për shpëtimin e zonave të gjelbra në kryeqytet.
“Ka ardhur koha që ne si qytetarë vetëm nëpërmjet një referendumi mund të shpëtojmë hapësirat e përbashkëta, vetëm me një votë mund të shpëtojmë të ardhmen tonë. Ky vend është hequr nga vija e verdhë e parkut të Tiranës që të bëhen ndërtime”,­-tha Bojaxhi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest