Vihen simbolet LGBT në dritat e trafikut Vienez

5Em6w2J

Në Vjenë të Austrisë, në dritat e semaforëve për kalim të këmbësorëve kanë vendosur edhe simbole të gejve. Kjo është bërë si shenjë e lirisë, barazisë dhe respektit për ta vënë theksin ndaj  individëve LGBT, para se të mbahet Festivali Evropian i Këngës (Eurovision) gjatë datës 18-23 maj në Vjenë. Është njoftuar se këto drita do të mbeten kështu deri në muajin qershor.

Siç dihet në vitin e kaluar, Eurovisionin e ka fituar Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix” nga Austria, që është përfolur shumë me pamjen e saj gjatë këtij edicioni.

Marrë nga: ripost.net

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest