Rrëfimi i një 16 vjeçari

iStock_000000052126XSmall

Unë  që po shkruaj këtë letër, jam një djalë rreth te gjashtëmbëdhjetave. Kam lindur në qytetin e Durrësit. Ndryshe nga fëmijët  e tjerë, jam rritur në kushte disi të vështira. Pushimet verore për mua ishin kot dhe nuk doja që shkolla të mbaronte. Sepse ndryshe nga fëmijët e tjerë qe mund ti gjenit në plazh me familjet e tyre duke pushuar, mua do më gjenit po në plazh dhe po me familjen time por duke shëtitur gjatë bregdetit, duke thirrur dhe bërë reklamë për poduktet që ne tregtonim.  Me pak fjalë ky është realiteti i fëmijërisë sime. Duke u rritur më shumë fillova të ndihem  ndryshe nga shokët e klasës, kur ata flisnin për ndonjë vajzë…mbaj mënd ..që hidhja ndonjë  fjalë …sa për të shpëtuar veten…të mos bija pre e paragjykimeve. Ndjehesha shumë ndryshe nga ata ……për atë Zot. Më pëlqenin meshkujt. Mendoja që po gaboja rëndë…në shpinë time  nuk tolerohej te flitej për gejtë. Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, një shoku im i ngushtë më ftoi në shtëpinë  e tij, për përvjetorin e katërmbëdhjetë. Shkova në këtë festë. Mbasi mbaruam,  ai më tha  të qëndroja më tepër. Kaluam një kohë të gjatë duke bërë muhabet  ndërkohë që koha vazhdonte te ecte. U bë tepër vonë dhe qëndrova në shtëpinë e tij. Ai filloi të më ngacmonte me fjalë e më  pas me veprime dhe aty ndodhi eksperienca  ime e parë me një mashkull. Lidhja jonë  zgjati  një  vit. Po në këtë vit fillova te mësoja  më tepër rreth orientimit tim seksual. E dija shumë mirë që isha një ”pederast” …sepse kështu thoshin shokët e mi. Vonë e kuptova që quhesha gej. Në klasën e nëntë  fillova të bija shumë në sy për orientimin tim, saqë disa më kishin halë në sy dhe unë s’duhet të  jetoja sepse për ta isha një njeri  jashtë tokësor. Por kishte dhe  disa të tjerë  që më mbështesnin. Me  familjen ishte shumë e vështirë, sidomos me babain, ai ishte i alkoolizuar dhe çdo moment ai ishte gati të ngrinte zërin dhe të përdorte dhunën. E pashë që jetesa ishte shumë e vështirë dhe ishte e pa mundur të jetoje në lagjen time. Vendosa të largohem, me ndihmën e të dashurit tim, e të shpërngulesha në Tiranë. Isha krejt i vetëm, i dashuri ndodhej në Amerikë. Një natë dy të huaj u futën me dhunë në banesën ku jetoja, dhe grabitën  sendet me vlerë që ndodheshin në banesë. E pashë që  isha i pa mbrojtur dhe i diskriminuar në lagjen ku jetoja në Tiranë dhe vendosa të kërkoja ndihmë tek Aleanca kundër  diskriminimit LGBT. Organizata bëri të pa mundurën të më ndihmonte. Nuk u ktheva më në banesë, qëndrova në një organizatë për  fëmijët romë. Qëndrova tre ditë aty dhe kalova shumë bukur,por s’mund të rrija më gjatë dhe organizatat Aleanca kundër diskriminimit dhe ProLGBT bënë të mundur që të gjendej një  zgjidhje. U futa në shelter, një strehë per komunitetin ”LGBT”.Ketu po rri që nga muaji mars. Kam tani një  jetë më të mirë. Këtu kam gjetur mbrojtjen dhe dashurinë që më ka munguar. Kjo është  me pak fjalë  historia ime dhe unë vendosa që ta bëj  publike pasi shpresoj që  shumë djemë të tjerë të moshës sime ta dinë që nuk janë vetëm dhe se shpresa gjithmonë vdes e fundit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest