Protestë masive e studentëve, #reformanukkalon

#reformanukkalon#reformanukkalon

Një protestë masive e studentëve që kundërshtojnë miratimin e ligjit të arsimit të lartë është duke u zhvilluar para kryeministrisë. Të shumtë në numër, studentët kanë bllokuar bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u ulur para godinës së kryeministrisë me pankartën kryesore “Reforma nuk kalon”.

Me argumentin se ligji i ri i arsimit të lartë rrit tarifat e universiteteve shtetërore dhe nuk lehtëson asnjë procedurë në universitete, studentët paralajmërojnë edhe revolucion nësë ndryshimet në ligjin aktual miratohen nga parlamenti shqiptar.

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest