Që koncerti i Ronës të mos jetë “i pari dhe i fundit”…

11169598_10152917496886523_9015540192276647475_o

Lulishtja pas Kryeministrisë shërbeu për të parën herë si një skenë gjigande për publikun e gjerë. Koncerti i këngëtares Rona Nishliu, mblodhi qindra njerëz që kishin zgjedhur të kalonin një mbrëmje ndryshe.

Pjesëmarrja e një numri të madh artistësh dhe artdashësish, tregoi se shqiptarët i duan aktivitetet kulturore dhe kanë nevojë për gjithmonë e më shumë aktivitete të tilla.

Jo vetëm ambjentet e Kryeministrisë, por edhe institucioneve të tjera – Përse të mos jenë të aksesueshme nga publiku? Pse të mos i shërbejnë me aktivitete, ekspozita, panaire?

Nuk kemi pse të presim ditë si “Nata e Bardhë” apo “100 vjetorin” e dytë të Shqipërisë për të hapur dyert e Presidencës, Pallatit të Brigadave, Kryeministrisë, Ministrive, për publikun e thjeshtë. Artistë si Rona që vetëm i japin një imazh pozitiv vendit, kanë nevojë për mbështetje dhe shqiptarët kanë nevojë për jetë kulturore më të larmishme.

Kryeministri Rama, i pranishëm në koncertin e mbrëmshëm, premtoi se lulishtja e Kryeministrisë do ta bëjë më së miri këtë gjë.

“Është momenti tani për të thënë se kjo hapësirë u çel për publikun dhe do të vazhdojë të jetë në dispozicion të publikut, në dispozicion të artistëve të tifozëve, në dispozicion të çdokujt që do të ketë një ide për ta marrë kuptohet pa qera”. /Marinela Gremi |Historia Ime|

10383768_10152917494571523_3803704233555326421_o

11174207_10152917495391523_8085599142553624464_o

11203651_10152917495801523_4068698731087488881_o

11011826_10152917496221523_5602463809588142416_o

11206554_10152917497946523_2973569094115384300_o

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • Muki

    NGO people qe ndjehen solid. Por mbas mureve qendron nje manipulim i frikshem qe i behet rinise me koncerte falas. Dhe vodafoni qe paguan gjobat e vjedhjes qe i ben qytetareve me koncerte. Ndekohe qe varferia i ka mbytur periferin ee Tiranes, dhe rrethet jane ne mjerim.