“Respektoni të drejtat e punëtorëve në vendin e punës”

duam_pune-520x356

Dita e punëtorëve festohet në shumë vende të botës në 1 maj, për të kujtuar angazhimin e lëvizjeve sindikaliste dhe kushtet ekonomiko-sociale të punëtorëve.  Më saktësisht, i referohet protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1886 në Illinois (SHBA).

Në kuadër të kësaj dite, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, i drejtohet Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të respektohen të drejtat e shqiptarëve/eve në vendin e punës.  Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare, e themeluar në vitin 1995 dhe synon të fuqizojë gratë dhe vajzat me të ardhura të ulëta, për të krijuar një të ardhme të barabartë në të gjithë Shqipërinë.

Më konkretisht, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, GADC nuk kërkon asgjë më shumë se sa zbatimi i Kodit të Punës dhe Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Çdo punonjës ta zgjedh vetë dhe të trajtohet me respekt dhe dinjitet në vendin e punës; çdo punëdhënës të sigurojë kushtet e duhura për sigurinë në punë; të mos diskriminohet; të mos lejohet punësimi nën moshën e vendosur; të zbatohet paga minimale dhe gjithë kushtet e vendosura në Kodin e Punës.

Tjetër kërkesë shkon për bizneset private, të cilave Aleanca Gjinore për Zhvillim u kërkon të hartojnë dhe zbatojnë politika e procedura në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në vendin e punës.

“Ne tërheqim vëmendjen në disa aspekte të rëndësishme të marrdhënieve në tregun e punës midis punëdhënësve e punëmarrësve sidomos në sektorin privat. Këto sugjerime vijnë kryesisht nga takimet me gratë e vajzat e punësuara në sektorin privat dhe nga analizat e studimet e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest