Queen Latifah thotë se të jesh lezbike nuk është një ‘karakter i keq’

Queen-queen-latifah-30656178-1280-800

Queen Latifah ka thënë se ajo nuk e konsideron të qënit gej ose lezbike si një ” karakter i keq”.

45-vjeçarja, e cila nuk ka folur kurrë publikisht në lidhje me seksualitetin, beson se shoqëria dhe komuniteti me ngjyrë duhet të jetë më pak prapanik.

Duke folur për revistën Uptown, ajo tha: “Idetë e njerëzve në përgjithësi janë prapanike, kur është fjala për ata që dashuroni. Ne nuk kemi ecur para aq shpejt sa duhet.

“Dhe realiteti është se ka pasur gjithmonë njerëz gej në komunitetin me ngjyrë, kështu që nuk është diçka e re për ne. Dhe jo vetëm për bashkësinë me ngjyrë, por për shoqërinë në tërësi. ”

Latifah, e cila rregullisht është  fotografuar me të dashurën e përfolur Eboni Nichols, vazhdoi: “Me kë vendosni të martoheni është puna juaj dhe nuk duhet të gjykoheni bazuar  në këtë. Unë nuk besoj se të jesh gej ose lezbike është një karakter me të meta.

“Çiftet duhet të mbrohen sipas ligjeve të këtij vendi dhe pikë. Në fakt kjo gjë më zemëron. Kjo nuk është e pazakontë kështu që të rritemi dhe le të ecim përpara. ”

Në filmin e saj të fundit, Latifah ka rolin e këngëtares biseksuale të bluzit Bessie Smith – Bessie.

Duke folur për rolin ajo tha: “Unë nuk jam shumë e sigurtë se si njerëzit do të ndjehen në lidhje me biseksualitetin e Bessie-t”. “Nuk është sekret historia e saj. Ajo thjesht ishte e lirë. ”

Ajo vazhdoi të diskutonte skenën e saj të parë nudo: “Nuk e kam bërë kurrë më parë. Ishte pak e çuditshme, por ishte gjithashtu një gjë e qetë, relaksuese.

“Ndonjëherë ajo ishte aq e vetmuar, dhe ky ishte një moment për Bessie-n të pranojë dobësinë e saj, ku unë mund ta gjej veten fare mirë. Kur ju hiqni gjithçka dhe keni një moment për veten, ndonjëherë bota shembet në atë çast, ose ndoshta ai do të jetë një moment paqeje.

“Mua nuk më duket [skena nudo] më e pakëndshme se të puthësh një vajzë në Set It Off dhe ta futësh në skript. Ju duhet ta hiqni mendjen nga vetja dhe ta nderoni atë karakter. ”

Marrë nga: www.mirror.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest