A është trupi juaj gati për plazh? – Reklama diskriminuese për trupin e femrave (FOTO)

beach

A është trupi juaj gati për plazh?

Kjo është pyetja që bën një reklamë për humbje peshe, shoqëruar me imazhin e një modeleje të tonifikuar. Gjatë ditëve të fundit fushata publicitare e “Protein World” ka nisur një zjarr duke sugjeruar se  vetëm trupat e tonifikuar janë “gati” për bikini këtë verë.

Kjo gjë ka vënë në lëvizje shumë organizata feministe dhe deri tani, më shumë se 43,000 njerëz kanë firmosur peticionin që reklama të hiqet.

Britanikja Charlotte Baring, themeluesja e peticionit, ka shkruar: “ ‘Protein World’ është duke iu drejtuar në mënyrë direkte disa personave, me qëllim që t’i bëjë ata të ndihen fizikisht inferior ndaj imazhit joreal të trupit perfekt të modeles. Kjo në mënyrë që të shesin produktin e tyre”.

“Ndoshta nuk është prioritet i të gjithëve të kenë një “trup plazhi” (meqë ra fjala, çfarë është kjo?) dhe duke e bërë dikë të ndihet fajtor duke e pyetur personalisht, ke shkuar shumë larg” – shkruan Charlotte.

Por njerëzit nuk janë thjesht duke protestuar për ta hequr reklamën përmes peticionit, shumë kanë menduar si mënyrë përgjigjeje të drejtpërdrejtë dëmtimin e posterave të “Protein World” duke dhënë mesazhe pozitive për njerëzit.

Në një imazh në Twitter, dikush shkruan: “Si të kesh një trup plazhi? : merre trupin dhe shko në plazh”.

Dikush tjetër shkruan: “Në mendjen time, të bëhem gati për plazh më kujton veten të lyer me krem plazhi. Jam e lodhur nga mesazhet që femrat duhet të bëjnë disa skarifica në mënyrë që të jen të pranueshme”.

“Mjaft i inkurajuat njerëzit të vuajnë. Në rast se un jam në plazh, atëherë trupi im është gati për plazh”- thotë dikush tjetër.

Ndërkohë kompania ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke thënë se modelja në poster ka një BMI të shëndetshme dhe është e turpshme që në 2015-ën njerëzit nuk aspirojnë të jenë të shëndetshëm, të tonifikuar dhe të fortë. /Telegraph

CDbb1-pWoAAkf4z

CDL9_RAWgAAWGAE

beachbody4

CDRxroXW0AAbiL8

CDcAv7VWgAAIt0W beach

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest