FOTO/ Faqja e famshme “Humans of New York”, profil për shqiptarin që shtron rrugët

human

Një shqiptar është bërë pjesë e një prej portaleve më të famshëm në amerikë “Humans of New York” (Njerëz të New York). Në fillim janë fjalët e kolegut të tij që flet për shqiptarin punëtor.

“Kam jetuar me këtë njeri për më shumë se 16 vite dhe ai më ka mësuar shumë nga jeta. Ai erdhi në këtë vend nga Shqipëria, si një djalë i ri dhe nuk fliste fare në anglisht. Për 30 vjet ai punoi në dy punë që fëmijët e tij të merrnin edukimin shkollor më të mirë të mundshëm. Nuk ka asgjë që ai të mos e bëjë për familjen e tij. Përpara se ta takoja atë unë nuk përpiqesha për veten aq sa duhej”- janë fjalët e kolegut të tij.

 

Kolegu i tij që punon në rrugët New York-ut thotë: “E dua punën me duar. Kështu mund ta ndjesh tamam se si bëhet një punë. Dhe në fund të ditës mund të shohësh atë që ke përfunduar. Mund të eci në këtë shesh pas 30 vitesh dhe e di i kam vënë unë këta gurë.”

human1 (1)

“Humans of New York” nisi në nëntor të vitit 2010 nga fotografi Brandon Stanton. Ai ka mbledhur mbi 6 mijë portrete që nga ajo kohë në rrugët e New York-ut. “Humans of New York” është një nga faqet me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 12.7 milion ndjekës në Facebook dhe mbi 2.8 milion ndjekës në Instagram, që nga Prilli 2015. Çdo foto vjen edhe me një histori njerëzore. Tashmë aty ka edhe një histori shqiptare.

human ok

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest