Djali i Clint Eastwood, Scott thotë se meshkujt gej janë fantastikë

Scott-Eastwood-hp-GQ_11Nov14_sean-thomas_b_642x390

Djali i yllit legjendar të Hollivudit Clint Eastwood ka folur për fansat e tij gej dhe mbështetjen e tij për martesën brenda të njëjtit seks.

Në një intervistë me Dallas Voice, Scott Eastwood, i cili është edhe vetë aktor, u pyet nëse ishte në dijeni se kishte një fan page gej dhe se si ndjehej në lidhje me këtë.

Ai tha: “Tani jam – ju e sollët në vëmendjen time! Më pëlqen. Unë nuk diskriminoj asnjë nga fansat e mi.

“Fansat  janë fansa, dhe meshkujt gej janë fantastikë.”

Ai gjithashtu ishte dakord me qëndrimin e babait të tij në lidhje me martesat brenda të njëjtit seks. “Unë i mbështes martesat gej dhe gjithçka tjetër. Mendoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të jenë me ata që duan. Babai im e mendon në të njëjtën mënyrë.

“Ne jemi në këtë planet për një periudhë të shkurtër kohe, dhe të gjithë duhet të jemi aq të mirë sa mundemi për njerëzit e tjerë, sepse, në jetë, gjithçka kemi  është se si ndikojmë tek njerëzit, në mënyrë negative ose pozitive. ”

I pyetur nëse ai do ta merrte në konsideratë një rol gej, si psh Brokeback Mountain –meqënënse ” brenda meje ka ndoshta pak kauboj – tha ai: “Për mua, gjithçka ka lidhje me skriptin dhe regjizorin. Unë nxitem shumë prej regjizorit dhe materialit, kështu që në qoftë se është një dorëshkrim i mirë dhe një regjizor i madh, atëherë sigurisht që po.”

Marr nga: www.pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest