Muzikantët e rrugës në Tiranë (Fotogaleri)

5

Ky foto reportazh i realizuar nga Ivana Dervishi, BIRN Albania, tregon anën “artistike” të Tiranës së zhurmshme.

Një grup muzikantësh të të gjitha moshave kanë rrokur rrugët e kryeqytetit për të servirur një tingull të bukur muzikor veç zhurmës së makinave, në këmbim të disa parave xhepi.

/reporter.al

 2
Një djalë i ri luan muzikë me violinë te shëtitorja ‘Lasgush Poradeci’ përgjatë Liqenit Artificial, Tiranë, Shqipëri.

3
Një burrë luan muzikë me gajde në zonën përreth Liqenit Artificial të Tiranës

4
Një burrë me çantën e kitarës në krah ecën në zonën e Parkut Rinia pasi ka përfunduar së luajturi muzikë te Pedonalja.

6
Një violiniste luan muzikë në rrugën e Pedonales për të fituar disa qindarka, Tiranë, Shqipëri.

7
Një djalë ecën pranë godinës së Kuvendit me një firzamonikë në krahë, Tiranë, Shqipëri

8
Një burrë luan në fizarmonikë në trotuarin përballë Kishës Ortodokse, Tiranë, Shqipëri

5
Një burrë i bie fyellit për disa qindarka në urën e Shallvareve, Tiranë, Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest