Deklarata shokuese e sheikut: “Burri mund të hajë pjesë të trupit të gruas së tij kur është i uritur”

sheikh-abdul-aziz-al-sheikh-twitter-source-all-evil-devestation

Burrat në Arabinë Saudite “mund të hanë gratë e tyre nëse janë duke vuajtur nga uria e madhe” – kështu ka deklaruar një udhëheqës fetar mjaft i rëndësishëm në këtë vend.

Myftiu i madh Abdul Aziz bi Abdullah thuhet se ka lëshuar udhëzimet për të lejuar që burri mund të hajë pjesë të trupit të gruas së tij në rrethana ekstreme.

Është raportuar se udhëheqësi fetar e ka marrë këtë vendim në kuadër të “sakrificës së grave dhe bindjes ndaj burrit të tyre”.

“Vendimi është interpretuar si dëshmi e flijimit të grave ndaj bashkëshortit dhe dëshirës së të dyve për ta bërë një gjë të tillë”.

Njoftimi ka sjellë zemërime të shumta tek aktivistët dhe ka ngjallur shqetësime të mëdha në lidhje me trajtimin e grave. Pasi është tashmë e dokumentuar që gratë në këtë vend trajtohen shumë keq.

/Mirror.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest