Fushata reklamuese që u kthye në frymëzim për gratë në mbarë botën (VIDEO)

landscape-1428433183-capture-decran-2015-04-07-a-025918-pm

Si pjesë e fushatës “zgjidh bukur”, Dove ka vizituar 5 qytete kryesore në botë, siç janë San Francisko, Shangai, Delhi, Londra dhe Sao Paolo, dhe ka bërë një “eksperiment”. Prezantuan dy opsione për dyert hyrëse për gratë, bazuar në mënyrën se si e shohin ato veten.

Njerëzit mund të kalonin përmes dyerve “E bukur” ose përmes varjantit “Mesatare”.  Fillimisht shumica e grave kanë zgjedhur varjantin “mesatare”, por me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë gra merrnin guximin në vetvete për të kaluar në rrugën e “bukur”.

Një nga gratë që zgjodhi derën “e bukur”, e përshkruan momentin që kaloi aty sikur pati një ndjenjë triumfuese për veten.

“Ishte si t’i thoje botës, ‘Unë mendoj se jam e bukur’.”

E kush e mendonte se vetëm zgjedhja e një dere për tu futur në ndërtesë, do të ishte kaq frymëzuese për shumë gra. Shihni videon më poshtë. /Cosmopolitan

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest